Njoftim për shtyp i KPA-së 24/01/2020
Ditën e mërkurë, më datë 19.02.2020, ora 10:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr.10/2019, datë 19.02.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 86, datë 17.12.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Alma Kolgjoka.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesues: Luan Daci
Relatore: Albana Shtylla
Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo
Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.