Njoftime Publike

Njoftim për shtyp i KPA-së 02/12/2019

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ardian Hajdari relator, Ina Rama, Luan Daci, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.3/2019, datë 11.01.2019, për ankimin e subjektit të rivlerësimit Entela Prifti, kundër vendimit nr. 69, datë 10.10.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” të ligjit nr.84/2016, në mënyrë unanime, vendosi:
- Lënien në fuqi të vendimit nr. 69, datë 10.10.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Entela Viktor Prifti.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, më datë 02.12.2019, në Tiranë.

Njoftim për shtyp i KPA-së 27/11/2019

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Ina Rama relator, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.29/2019, datë 30.05.2019, për ankimin e subjektit të rivlerësimit Marsida Xhaferllari, kundër vendimit nr. 115, datë 11.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 4 pika 6 e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe në nenet 451 germa “b” e nenit 463 të Kodit të Procedurës Civile, me shumicë votash, vendosi:
- Pushimin e shqyrtimit të çështjes në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Marsida Xhaferllari kundër vendimit nr. 115, datë 11.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për shkak të tërheqjes së ankimit.
- Të deklarojë marrjen e formës së prerë të vendimit nr. 115 datë 11.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Marsida Xhaferllari.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Njoftim për shtyp i KPA-së 21/11/2019

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Ardian Hajdari relator, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli sot vendimin për çështjen (JR) nr. 33/2018, datë 12.11.2018, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik, kundër vendimit nr. 58, datë 01.08.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Besnik Muçi.
Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve e prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues, në mënyrë unanime, vendosi:
- Ndryshimin e vendimit nr. 58, datë 01.08.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Besnik Muçi, prokuror në momentin e fillimit të procesit të rivlerësimit, gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese në momentin e shpalljes së këtij vendimi.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, më datë 21.11.2019, ora 11:00, në Tiranë.

Njoftim për shtyp i KPA-së 20/11/2019

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Luan Daci relator, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.4/2019, datë 28.01.2019, për ankimin e subjektit të rivlerësimit Artor Ylli, kundër vendimit nr. 73, datë 02.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66/1/a të ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:
1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 73, datë 02.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Artor Ylli.
2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 20.11.2019.

Njoftim për shtyp i KPA-së 18/11/2019

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Luan Daci kryesues, Albana Shtylla relatore, Ardian Hajdari, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.38/2018, datë 05.12.2018, për ankimin e subjektit të rivlerësimit Ahmet Jangulli, kundër vendimit nr. 67, datë 05.10.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
- Lënien në fuqi të vendimit nr. 67, datë 05.12.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Ahmet Jangulli.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 18.11.2019.

Njoftim për shtyp i KPA-së 18/11/2019

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.59/2019, datë 13.11.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Hysen Keta kundër vendimit nr.189, datë 25.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 18.11.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
- Kryesues: Sokol Çomo
- Relatore: Rezarta Schuetz
- Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Ina Rama