Njoftime Publike

Njoftim për shtyp i KPA-së 18/11/2019

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.58/2019, datë 12.11.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ilir Mustafaj kundër vendimit nr.180, datë 18.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 18.11.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relatore: Natasha Mulaj
Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Luan Daci

Njoftim për shtyp i KPA-së 18/11/2019

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.57/2019, datë 11.11.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Elvin Gokaj kundër vendimit nr.187, datë 24.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Ndaj këtij vendimi të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ka ushtruar ankim edhe Komisioneri Publik.
Sot, në datën 18.11.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
- Kryesuese: Natasha Mulaj
- Relatore: Albana Shtylla
- Anëtarë: Ardian Hajdari, Luan Daci, Sokol Çomo

Njoftim për shtyp i KPA-së 14/11/2019

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.56/2019, datë 07.11.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ardian Ylli kundër vendimit nr.182, datë 18.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 14.11.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
- Kryesuese: Ina Rama
- Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Luan Daci, Natasha Mulaj, Sokol Çomo

Njoftim për shtyp i KPA-së 13/11/2019

Ditën e mërkurë, më datë 04.12.2019, ora 10:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr.40/2018, datë 18.12.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 63, datë 06.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Arben Dollapaj.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
- Kryesues: Ardian Hajdari
- Relator: Luan Daci
- Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo
Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

Njoftim për shtyp i KPA-së 13/11/2019

Ditën e hënë, më datë 02.12.2019, ora 09:30, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.3/2019, datë 11.01.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Entela Prifti, kundër vendimit nr. 69, datë 10.10.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Natasha Mulaj
- Relator: Ardian Hajdari
- Anëtarë: Ina Rama, Luan Daci, Rezarta Schuetz
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

Njoftim për shtyp i KPA-së 12/11/2019

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 12.11.2019, ora 12:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.33/2018, datë 12.11.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 58, datë 01.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Besnik Muçi.