Njoftime Publike

Njoftim për shtyp i KPA-së 05/02/2020

Sot, më datë 05.02.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e anëtares së trupit gjykues, gjyqtares Natasha Mulaj, në çështjen (JR) nr. 9/2019, datë 12.02.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Izet Kadana kundër vendimit nr. 92 datë 20.12.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit Izet Kadana.

Njoftim për shtyp i KPA-së 04/02/2020

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 04.02.2020, ora 10:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.40/2018, datë 18.12.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 63, datë 06.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Arben Dollapaj.

Njoftim për shtyp i KPA-së 30/01/2020

Ditën e enjte, më datë 20.02.2020, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.5/2019, datë 28.01.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Shpëtim Kurti, kundër vendimit nr. 80, datë 23.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

Njoftim për shtyp i KPA-së 28/01/2020

Trupi gjykues, i përbërë nga gjyqtarët Luan Daci (kryesues), Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo (anëtarë), mori në shqyrtim kërkesën e gjyqtares Ina Rama për heqje dorë nga gjykimi i çështjes (JR) nr. 62/2019, datë 12.12.2019, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dhurata Haveri kundër vendimit nr. 197, datë 27.09.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe, me vendimin nr. 62/3, datë 27.01.2020, me shumicë votash vendosi pranimin e kërkesës.

Njoftim për shtyp i KPA-së 28/01/2020

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja nr. 5/2020, datë 20.01.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Brunilda Malo (Orhani) kundër vendimit nr. 206, datë 07.11.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 28.01.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
- Kryesuese: Natasha Mulaj
- Relator: Luan Daci
- Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Rezarta Schuetz

Njoftim për shtyp i KPA-së 28/01/2020

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 4/2020, datë 20.01.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Sulejman Kurti kundër vendimit nr. 203, datë 06.11.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 28.01.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
- Kryesues: Sokol Çomo
- Relatore: Albana Shtylla
- Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Rezarta Schuetz