Vendime

Vendim i KPA Nr. 2/2022, datë 31.05.2022, me ankuese Enkeleida Hoxha (Juridiksion Disiplinor).

ANKUESE: ENKELEIDA HOXHA, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, përfaqësuar me prokurë nga avokat Ardian Visha.
SUBJEKTE TË INTERESUARA:
- KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR, përfaqësuar me autorizim nga Qemal Zaimi;
- INSPEKTORI I LARTË I DREJTËSISË, përfaqësuar me autorizim nga Isida Koka dhe Alma Troshani.
OBJEKTI: Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 92, datë 17.03.2021, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Vendim i KPA Nr. 1/2022, datë 30.05.2022, me ankues Bujar Memia (Juridiksion Disiplinor).

ANKUES: Bujar Memia, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, përfaqësuar nga avokatët Fatmir Braka dhe Anteo Papa, sipas prokurës së posaçme nr. {***} rep., dhe {***} kol., datë 08.09.2020.
SUBJEKTE TË INTERESUARA:
- Këshilli i Lartë i Prokurorisë, përfaqësuar nga z. Gerti Zela me autorizimin nr. {***}, datë 13.12.2021 dhe z. Alban Nako me autorizimin nr. {***}, datë 11.03.2022.
- Inspektori i Lartë i Drejtësisë, përfaqësuar nga znj. Isida Koka dhe znj. Alma Troshani me autorizimin nr. {***}, datë 12.01.2022.
OBJEKTI: Shfuqizimi i vendimit nr. 81, datë 31. 03.2021, i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, “Për caktimin e masës disiplinore” ndaj prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, Bujar Memia.

Mospranimin e ankimit të magjistratit Bujar Memia, kundër vendimit nr. 81, datë 31. 03. 2021, të Këshillit të Lartë të Prokurorisë “Për caktimin e masës disiplinore ndaj prokurorit Bujar Memia”.

Vendim i KPA- së nr. 16/2022 (JR), datë 26.05.2022, për subjektin e rivlerësimit znj. Marjana Velçani.

KPA ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr. 222, datë 12.12.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Marjana Velçani.

Vendim i KPA-së nr. 15/2022 (JR), datë 18.05.2022, për subjektin e rivlerësimit znj. Nevrie Duka (Halo).

KPA ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr. 253, datë 12.03.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Nevrie Duka (Halo).

Vendim i KPA-së nr. 13/2022 (JR), datë 16.05.2022; përfshirë mendimin e pakicës, për subjektin e rivlerësimit z. Petrit Bica.

KPA ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 506, datë 31.01.2022, ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit z. Petrit Bica.

Vendim i KPA-së nr. 12/2022 (JR), datë 29.04.2022, për subjektin e rivlerësimit z. Simon Pashuku.

KPA ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr. 213, datë 22.11.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit z. Simon Pashuku.