Vendime

Vendim i KPA-së nr. 16, datë 25.04.2024, për subjektin e rivlerësimit Lazër Sallaku.

KPA ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr. 667, datë 26.05.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Lazër Sallaku.

Vendim i KPA-së nr. 10, datë 05.03.2024

KPA ka vendosur: Përfundimin e procesit të rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit Petraq Çuri pa një vendim përfundimtar për çështjen, për shkak se objekti dhe qëllimi i këtij procesi është bërë i pamundur.

Vendim i KPA-së nr. 8, datë 26.02.2024, për subjektin e rivlerësimit z. Urim Buci.

KPA ka vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit z. Urim Buci.

Vendim i KPA-së nr. 5, datë 02.02.2024

KPA ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr. 671, datë 14.06.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Ylli Bashaj.

Vendim i KPA-së nr. 35, datë 17.07.2024 për subjektin e rivlerësimit z. Periand Teta.

KPA ka vendosur:
1. Prishjen e vendimit nr. 657, datë 28.04.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
2. Urdhërimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të vijojë procesin e rivlerësimit kalimtar për z. Periand Teta.

Vendim i KPA-së Nr. 3/2023, datë 15.12.2023; ankuese Majlinda Salillari (Mançellari) (Juridiksion Disiplinor).

ANKUESE: Majlinda Salillari (Mançellari).
SUBJEKT I INTERESUAR: Këshilli i Lartë Gjyqësor.
OBJEKTI I ANKIMIT: Konstatimi i pavlefshmërisë absolute të vendimit nr. 117, datë 17.09.2001, të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

KPA ka vendosur: Mospranimin e ankimit të ankueses Majlinda Salillari (Mançellari) kundër vendimit nr. 117, datë 17.09.2001, të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.