Vendime

Vendim i KPA-së Nr. 1/2023, datë 10.11.2023, me kërkues Tom Dedaj (Juridiksion Disiplinor).

KËRKUES: Tom Dedaj
SUBJEKTE Këshilli i Lartë i Prokurorisë
TË INTERESUARA: Inspektori i Lartë i Drejtësisë

OBJEKTI:
1. Rigjykimin e çështjes së gjykuar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit me vendimin nr. 01, datë 20.07.2020, që i përket kërkuesit Tom Dedaj.
2. Shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nr. 22, datë 28.01.2022, për shkarkimin e prokurorit Tom Dedaj nga detyra.
3. Kthimin ne detyrën e mëparshme të Prokurorit në Prokurorinë e Shkallës se Parë Dibër.
4. Dhënien e pagës nga data 30.11.2018 e deri në rifillimin e detyrës.
5. Dhënien e një shpërblimi të drejtë.

KPA ka vendosur: Moskalim të çështjes në seancë plenare.

Vendim i KPA Nr. 2/2023, datë 24.10.2023, me ankuese Belina Zeneli (Kryemadhi) (Juridiksion Disiplinor).

ANKUESE: Belina Zeneli (Kryemadhi), prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër.
SUBJEKTE TË INTERESUARA:
- Këshilli i Lartë i Prokurorisë, përfaqësuar nga znj. Danja Hobdari dhe znj. Lorana Kasapi me autorizimin nr. 2028/1, datë 04.09.2023.
- Inspektori i Lartë i Drejtësisë, z. Artur Metani.
OBJEKTI: Ndryshimin e vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nr. 20, datë 31.01.2022, “Për caktimin e masës disiplinore ndaj magjistrates Belina Zeneli (Kryemadhi), me detyrë prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër” dhe kthimin e saj në detyrë.

KPA ka vendosur: Mospranimin e ankimit të magjistrates Belina Zeneli (Kryemadhi) kundër vendimit nr. 20, datë 31.01.2022, të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, “Për caktimin e masës disiplinore ndaj magjistrates Belina Zeneli (Kryemadhi), prokurore në Prokurorinë e Shkallës së Parë Dibër”.

Vendim i KPA-së Nr. 34/2023 (JR), datë 26.07.2023, për subjektin e rivlerësimit Gentian Stoja.

KPA ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr. 395, datë 08.06.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për shkarkim nga detyra, që i përket subjektit të rivlerësimit Gentian Stoja.

Vendim i KPA-së Nr. 31/2023 (JR) datë 18.07.2023

KPA ka vendosur lënien në fuqi të vendimit nr. 340, datë 01.02.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Klodiana Gjyzari.

Vendim i KPA-së Nr. 30/2023 (JR), datë 14.07.2023

Subjekti i rivlerësimit: Z. Aleks Nikolli, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër.

KPA ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr. 290, datë 10.08.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për shkarkim nga detyra, që i përket subjektit të rivlerësimit Aleks Nikolli.

Vendim i KPA-së Nr. 29/2023 (JR), datë 13.07.2023

Subjekti i rivlerësimit: Z. Agim Dalipaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë.

KPA ka vendosur: Lënien në fuqi vendimit nr. 402, datë 17.06.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për shkarkim nga detyra, që i përket subjektit të rivlerësimit Agim Dalipaj.