Vendim i KPA-së Nr. 3/2022, datë 07.12.2022, me ankues Markelian Kuqo (Juridiksion Disiplinor).
ANKUES: MARKELIAN KUQO, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë,
asistuar me deklarim nga avokate Marçela Kuqo.
SUBJEKTE TË INTERESUARA:
- KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR, përfaqësuar me autorizim nga z. Qemal Zaimi;
- INSPEKTORI I LARTË I DREJTËSISË, përfaqësuar me autorizim nga znj. Isida Koka dhe znj. Alma Troshani.
OBJEKTI: Shfuqizimi i vendimit nr. 633, datë 10.12.2020, “Për caktimin e masës
disiplinore ndaj gjyqtarit Markelian Kuqo”, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Rivendosja e të drejtave të kufizuara prej kësaj vendimmarrjeje.
KPA ka vendosur: Mospranimin e ankimit të z. Markelian Kuqo, kundër vendimit nr. 633, datë 10.12.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për caktimin e masës disiplinore ndaj gjyqtarit Markelian Kuqo”.