Gentian Medja

Emër Mbiemër
Gentian Medja
Data e emërimit fillestar
2004-09-17
Pozicioni aktual data e marrjes së detyrës aktuale
Anëtar i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë. emëruar me dekretin nr.13497, datë 07.03.2022 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Përvoja profesionale pozicione të mëparshme
07.03.2022 - aktualisht- Anëtar i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë.
04.11.2013 - 07.03.2022 - Gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.
09.09.2020 -09.09.2023- Anëtar i Kolegjit Zgjedhor.
11.03.2013-04.11.2013 - Kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
03.10.2005-04.11.2013- Gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
17.09.2004-03.10.2005- Stazh Profesional pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

- Paralelisht, për periudha të caktuara, është angazhuar në fushën e mësimdhënies në universitete publike dhe private, si pedagog i jashtëm në Fakultetin e Drejtësisë pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, në lëndën “E Drejtë e Procedurës Civile” si dhe në Shkollën e Arsimit të Lartë “Gjon Buzuku” në Shkodër, në lëndët “E drejtë Romake” dhe “E Drejtë e Procedurës Civile”.
- Z. Medja ka marrë pjesë në trajnime të ndryshme të organizuara nga Shkolla e Magjistraturës, në kuadrin e programit të trajnimit vazhdues, si dhe nga organizata të tjera brenda dhe jashtë vendit. Është angazhuar pranë Shkollës së Magjistraturës në programin e trajnimit vazhdues, në rolin e lehtësuesit dhe ekspertit.

Arsimi dhe Doktoratura ose Master
2005- Diplomuar në Shkollën e Magjistraturës.
12.07.2001 - Cikli 4-vjeçar, Universiteti Luigj Gurakuqi Shkodër.

Punime Shkencore
Kualifikime te veçanta
- Kualifikuar nga KPK dhe KPA, konfirmuar në detyrë pas procesit të Vetingut.

Vendime të Institucioneve të kualifikimit
- Vendim i KPK-së Nr. 60, datë 01.08.2018, për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit z. Gentian Medja, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.
- Njoftim i IKP për ankimin e vendimit nr. 60, datë 1.8.2018, të KPK-së, për subjektin e rivlerësimit z. Gentian Medja.
- Vendim i KPA-së nr. 21/2019, datë 13.09.2019 ku është vendosur: Lënia në fuqi e vendimit nr. 60/2018, të KPK-së për konfirmim në detyrë të z. Gentian Medja.

Vlerësime të etikës dhe veprimtarisë profesionale
2005-2006 - Vlerësuar "Shumë mirë"
2007-2009 - Vlerësuar "Shumë mirë"
Masa disiplinore në fuqi vërejte
CV
Shkarko CV Gentian Medja
Dokumenta te tjera
  1. Dekret Nr. 13497 date 07.03.2022 "Për emërimin e Gjyqtarit të Gjykatës së Lartë".
  2. Vendim KLGJ-së nr. 574, datë 20.11.2020 "Për verifikimin e plotësimit nga kandidati z.Gentian Medja të tre kritereve të kandidimit për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Lartë, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës administrative, të shpallur me vendimin nr.245, datë 09.07.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe vijimin e procedurës së verifikimit për kriteret e tjera ligjore të kandidimit".
  3. Vendim i KLGJ-së nr. 293, datë 09.09.2020 "Për miratimin e zgjedhjes së tetë anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor".
  4. Njoftim i Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 08 Shtator 2020 "Për miratimin e listës përfundimtare të gjyqtarëve që do jenë pjesë e shortit për përzgjedhjen e anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor".
  5. Njoftim i Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 08-09 Shtator 2020 "Për hedhjen e shortit për përzgjedhjen e Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor dhe miratimin me vendimin nr. 293, datë 09.09.2020, 8 (tetë) gjyqtarët e përzgjedhur me shortin publik të datës 08.09.2020".
  6. Vendim KLGJ-së nr. 80, datë 02.03.2022 “Për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë, të kandidatit z. {…}”.
  7. Vendim KLGJ-së nr. 61, datë 15.02.2022 “Për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë, në pozicionin e lirë në fushën e të drejtës administrative, të shpallur me vendimin nr. 83, datë 26.02.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”.
  8. Vendim i KPK-së nr.60, datë 01.08.2018 - Subjekti i rivlerësimit z. Gentian Medja, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.
  9. Ankim i Komisionerit Publik datë 14.09.2018 kundër vendimit nr. 60, datë 1.8.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit z. Gentian Medja.
  10. Vendim i KPA-së nr.21, datë 13.09.2019 (Juridiksion rivlerësimi) - Për shqyrtimin e vendimit nr. 60 datë 01.08.2018 të KPK-së, për subjektin e rivlerësimit Gentian Medja, gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.
  11. Vendim i KLGJ-së nr. 600, datë 04.12.2020.
Deklarimi Pasuror
shiko deklarimin e plotë

Në këtë ndërfaqe janë të dhëna dhe dokumenta që lidhen për profilin dhe integritetin profesional të individëve Prokuror, Gjyqtar dhe Anëtar të Institucioneve të Drejtësisë. Qëllimi i ndërfaqes është të krijojë akses të lehtë tek kjo kategori informacioni. Po në këtë ndërfaqe janë të publikuara edhe dokumente të karakterit vetëdeklarim sipas kërkesave të Ligjit dhe publikime shkencore të këtyre individëve në shkenca juridike. Të dhënat dhe dokumentet janë të lejuara për akses të gjerë në informim.

*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu,