Marsida Xhaferllari

Emër Mbiemër
Marsida Xhaferllari
Data e emërimit fillestar
1999-10-04
Pozicioni aktual data e marrjes së detyrës aktuale
Anëtare e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.
Zv. Anetare e Keshillit te Emerimeve ne Drejtesi per vitin 2025.
Përvoja profesionale pozicione të mëparshme
• Nëntor 2019 – aktualisht - Anëtare e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.
• 2020 - 2021 - Anëtare Zëvendësuese e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
• Janar 2013 – Nëntor 2019 - Kryeinspektore pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë ( Këshilli i Lartë Gjyqësor).
• Gusht 2011 – Janar 2013 - Drejtore e Përgjithshme në Drejtorinë e Përgjithshme të Çështjeve te Drejtësisë pranë Ministrisë së Drejtësisë.
• Shtator 2008 - Gusht 2011 - Drejtore e Përgjithshme në Drejtorinë e Përgjithshme të Kodifikimit pranë Ministrisë së Drejtësisë.
• Dhjetor 2007 - Gusht 2008 - Këshilltare e Ministrit të Drejtësisë, Ministria e Drejtësisë.
• Shtator 2000 - Dhjetor 2007 - Gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier (Kolegji Penal).
• Tetor 1999 – Shtator 2000 - Gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier (Seksioni Familjar, Kolegji Civil).


VEPRIMTARI AKADEMIKE DHE GRUPE PUNE

• 2017 – 2018 - Bashkautorë dhe Anëtare e Bordit Shkencor të Komentarit Elektronik mbi Ligjin për Statusin dhe Ligjin për Qeverisjen, një projekt i zbatuar nga Euralius me qellim sigurimin e një platforme për profesionistet e ligjit dhe publikun me njohuri mbi qëllimin dhe përmbajtjen e parashikimeve të ligjeve të reformuara.
• Shtator 2015 – korrik 2016 - Anëtare (përfaqësuese e KLO) e Grupit të Ekspertëve të Nivelit të Lartë pranë Kuvendit për Reformën në Drejtësi për të hartuar legjislacionin mbi gjyqësorin dhe financimin e gjyqësorit.
• Shtator 2015 – Qershor 2016 - Anëtare e Grupit të Punës "Pavarësia dhe përgjegjshmëria e gjyqësorit", i ngritur nga Rrjeti Evropian i Këshillave për Gjyqësorin (ENCJ) për të zhvilluar një set treguesish për vlerësimin e pavarësisë dhe të përgjegjshmërisë se Gjyqësorit në një sistem gjyqësor shtetëror. Ky grup pune u finalizua me Raportin e ENCJ 2014-2015 "Pavarësia dhe përgjegjësia e gjyqësorit", të miratuar nga Asambleja e ENCJ.
• Shtator 2014 – Qershor 2015 - Anëtare e Grupit të Punës "Mbi zhvillimin e standardeve minimale gjyqësore V", i ngritur nga Rrjeti Evropian i Këshillave për Gjyqësorin (ENCJ) për të zhvilluar një set standardesh minimale dhe treguesit përkatës në fushën e përgjegjësisë.
• Shtator 2012 – 2014 - Anëtare e Grupit të Punës për e-learning mbi alternativat e burgimit si zgjidhje për mbipopullimin në burgje në kuadër të Programit të Këshillit të Evropës për Edukimin e të Drejtave të Njeriut për Profesionet Ligjore (Programi HELP).
• Maj 2007-aktualisht - Eksperte në Programin e Trajnimit Vazhdues për lëndë që lidhen me të drejtën publike pranë Shkollës së Magjistraturës.
• 2010 – aktualisht - Pedagoge e Jashtme e te Drejtave të Njeriut, në Programin e Trajnimit Fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës.
• Tetor 2005 – Qershor 2007 - Lehtësuese në Programin e Trajnimit Vazhdues pranë Shkollës së Magjistraturës.
• 2012 – 2014 - Lektore e të Drejtës Kushtetuese në Programin e Ciklit të Dytë Master në Universitetin Jo-publik "lllyria", Fakulteti i Drejtësisë.
- 2009 – 2012 - Lektore e të Drejtave të Njeriut në Universitetin Jo-publik "Illyria", Fakulteti i Drejtësisë.
- Trajnere e Skuadrës së Studentëve që konkuruan dhe fituan në Konkursin në Europiano-Shqiptar në 2012 (gjyq imitues) për të Drejtat e Njeriut organizuar nga Misioni Euralius III.
• 2007 – 2009 - Lektore e të Drejtave të Njeriut në Universitetin Jo-publik "Kristal", Fakulteti i Drejtësisë, Tiranë.


AKTIVITETE TË TJERA

• 2013 - aktualisht - Përfaqësuese e Këshillit të Lartë të Drejtësisë në çështje gjyqësore në Gjykatën e Lartë dhe në Gjykatën Kushtetuese.
• Shkurt 2008-Janar 2013 - Përfaqësuese e Këshillit të Ministrave në mbi 50 gjykime pranë Gjykatës Kushtetuese me objekt shqyrtimin e pajtueshmërisë me Kushtetutën të akteve normative (Ligje, marrëveshje ndërkombëtare, vendime dhe udhëzime të Këshillit të Ministrave).
•20.07.2009 - Licencuar si Avokate nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë (numri 3859 i licencës).
• Dhjetor 2011-Janar 2013 - Anëtare e Komisionit të Licencimit të Ndërmjetësve.
• Korrik 2009 - Janar 2013 - Anëtare e Komisionit të Mbrojtjes se Konsumatorëve.
• Korrik 2009 - Janar 2013 - Anëtare e Këshillit Drejtues të Shkollës se Magjistraturës.
• 2008-2011 - Përfaqësuese e Ministrit të Drejtësisë në Komisionin e Vlerësimit të Provimeve të Pranimit në Avokati.
• Shtator 2008 - Gusht 2011 - Anëtare e Bordit Drejtues të Institutit të Sigurimeve Shoqërore.
• Dhjetor 2003- Dhjetor 2005 - Anëtare e Komisionit të Etikës në Konferencën Gjyqësore Kombëtare.


Arsimi dhe Doktoratura ose Master
• 1993 - 1997 - Diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës.
• 1997-2000 - Magjistrate (profili gjyqtar) Shkolla e Magjistraturës. (Brezi i parë të të diplomuarve të kësaj shkolle).


Punime Shkencore
• 2017 - Personi kyç në hartimin e Manualit për Hetimet Disiplinore ndaj Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, Publikim Online i Misionit Euralius, me financim të BE-se (Misioni Euralius IV).
• Shkurt 2015 - Hartuesja kryesore e Studimit Vlerësues mbi Ngarkesën e Punës në Gjykatat Administrative në Shqipëri, miratuar nga KLD më 15 mars 2015.
• Janar 2014 - Autore e Manualit për gjyqtarët "Për drejtësinë administrative", i botuar me asistencën e Prezencës së OSBE Tiranë, për të shpjeguar legjislacionin e hartuar dhe të miratuar gjatë përvojës në detyrën e Drejtores së Përgjithshme të Kodifikimit.
• 2012 – 2016 - Rishikuese e Gazetës së Jurisprudencës Shqiptare (GAJUS), burim elektronik i përmuajshëm me sinteza të vendimeve mujore të Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. • Nëntor 2012 - Hartuesja kryesore e Manualit të parë të Inspektimeve në Gjyqësor, i zhvilluar në cilësinë e Drejtores së Përgjithshme të Çështjeve të Drejtësisë me grup pune, të asistuar nga partneret ndërkombëtarë (Misioni Euralius III).
• 2011 - 2012 - Personi kyç teknik për hartimin e Strategjisë Ndër sektoriale të Drejtave të Pronësisë, 2013-2020, miratuar nga Këshilli i Ministrave më 27 Qershor 2012.
• 2011-2012 - Personi kyç teknik në Ministrinë e Drejtësisë për Hartimin e Planit Qeveritar të Veprimit për adresimin e 12 Rekomandimeve në Procesin e Integrimit të Shqipërisë në BE (e ngarkuar për tre Rekomandimet nr. 7 "Shteti i së Drejtës", nr. 10 "Të drejtat e pronësisë" dhe nr. 12 "Trajtimi njerëzor i të dënuarve".
• 2011 - Autore e artikullit "Ligje me shumicë'", botuar në botimin Obiter Dictum, për shpjegimin e disa çështjeve kushtetuese në procesin legjislativ në Shqipëri.
• 2010 – 2011 - Personi kyç teknik për hartimin e Strategjisë Nder sektoriale të Drejtësisë 2011 - 2013, miratuar nga Këshilli i Ministrave më 20.07.2011.
• 2010- 2011 - Drejtuese e ekipit të eksperteve shqiptarë për rishikimin e Manualit për Hartimin e Legjislacionit dhe shtimin e një Aneksi për Rregullat si Legjislacioni duhet të shmang Korrupsionin, në cilësinë e Drejtores së Përgjithshme të Kodifikimit, asistuar nga projektet Euralius II dhe PACA.
• 2011 - Eksperte e Qeverisë Shqiptare në procesin e Rishikimit nga Shqipëria dhe Suedia të zbatimit nga Bullgaria të neneve 15 - 42 i Kapitullit III "Kriminalizimi dhe zbatimi i ligjit" dhe të neneve 44-50 të Kapitullit IV, "Bashkëpunimi ndërkombëtar" i Konventës të Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit në ciklin e rishikimit 20-10-2015.


Kualifikime te veçanta
- Kualifikuar nga KPK, konfirmuar në detyrë pas procesit të Vetingut.

Vendime të Institucioneve të kualifikimit
- Vendim i KPK-së nr. 115, datë 11.03.2019 - Subjekti i rivlerësimit znj. Marsida Xhaferllari, kryeinspektore pranë ish-Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
- Vendim i IKP nr. 115, datë 11.3.2019 "Për mosankimin e vendimit nr. 115, datë 11.3.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit znj. Marsida Xhaferllari.
Vlerësime të etikës dhe veprimtarisë profesionale
Masa disiplinore në fuqi vërejte
- Nuk ka masa disiplinore në fuqi.
CV
Shkarko CV Marsida Xhaferllari
Dokumenta te tjera
  1. Vendim i KED- së nr. 132, datë 21.9.2019 “Për listën përfundimtare të renditjes së kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, në vendin vakant, vakancë e plotë, të shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 4.3.2019”.
  2. Rezolutë e Kuvendit të Shqipërisë me objekt “Shmangia e krizës kushtetuese me synim legjitimitetin e Gjykatës Kushtetuese - detyrë imperative e organeve më të larta të shtetit”.
  3. Vënie informacioni në dispozicion nga Gjykata Kushtetuese për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.
  4. Vendim i KPK-së nr.115, datë 11.03.2019 - Subjekti i rivlerësimit znj. Marsida Xhaferllari, kryeinspektore pranë ish-Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
  5. Vendim i IKP nr. 115, datë 11.3.2019 "Për mosankimin e vendimit nr. 115, datë 11.3.2019, të KPK-së, për subjektin e rivlerësimit znj. Marsida Xhaferllari.
  6. Pikëzimi i Këshillit të Emerimeve në Drejtësi - Kandidate për në Gjykatën Kushetetuese, Marsida Xhaferllari.
  7. Njoftim i Presidencës - Betimi para Presidentit të Republikës anëtares së Gjykatës Kushtetuese, znj. Marsida Xhaferllari.
  8. Vendim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi nr. 132, datë 21.9.2019 "Për listën përfundimtare të renditjes së kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, në vendin vakant, vakancë e plotë, të shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 4.3.2019".
  9. Dekret Nr. 11350 datë 13.11.2019 “Për emërimin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese”.
  10. Lista e kandidatëve për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. - Dërguar Presidentit nga Gjykata Kushtetuese , datë 15.11.2019.
  11. Lista e kandidatëve për Inspektor i Lartë i Drejtësisë, datë 20.03.2019.
  12. Vendim i KED-së nr. 144 datë 02.12.2019 "Për përfundimin e procedurës së verifikimit , vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidaturës së zonjës Marsida Xhaferllari, për shkak të tërheqjes nga kandidimi për Inspektor i Lartë i Drejtësisë".
  13. Vendim i KED-së nr.19, datë 10.05.2019 "Për përfundimin e procedurës së verifikimit te kandidaturës së zonjes Marsida Xhaferllari, për shkak të tërheqjes nga kandidimi për Gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese".
  14. Vendim i KED-së nr.110 datë 06.08.2019 "Për lejimin e kandidimit të Znj. Marsida Xhaferllari në vendin vakant për Inspektor i Lartë i Drejtësisë, shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, në datën 01.03.2019".
  15. Vendim i KED-së nr.111 datë 06.08.2019 "Për lejimin e kandidimit të Znj. Marsida Xhaferllari në vendin vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, shpallur nga Presidenti në datën 04.03.2019".
  16. Vendim i KED-së nr. 114, datë 07.08.2019 "Për miratimin e kalendarit të intervistave me kandidatët e lejuar për vendet vakante".
  17. Vendim i KED nr. 126 date 10.09.2019 "Për vlerësimin dhe pikëzimin e kandidaturës së znj. Marsida Xhaferllari në vendet vakante për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, të shpallura nga Presidenti i Republikës në datën 04.03.2019".
  18. Institucioni i Presidentit të Republikës - Rezultati i Shortit të Hedhur për Zgjedhjen e Anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi , Tiranë, 5 dhjetor 2019 .
Deklarimi Pasuror
shiko deklarimin e plotë

Në këtë ndërfaqe janë të dhëna dhe dokumenta që lidhen për profilin dhe integritetin profesional të individëve Prokuror, Gjyqtar dhe Anëtar të Institucioneve të Drejtësisë. Qëllimi i ndërfaqes është të krijojë akses të lehtë tek kjo kategori informacioni. Po në këtë ndërfaqe janë të publikuara edhe dokumente të karakterit vetëdeklarim sipas kërkesave të Ligjit dhe publikime shkencore të këtyre individëve në shkenca juridike. Të dhënat dhe dokumentet janë të lejuara për akses të gjerë në informim.

*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu, këtu,