Artan Zeneli

Emër Mbiemër
Artan Zeneli
Data e emërimit fillestar
2009-06-12
Pozicioni aktual data e marrjes së detyrës aktuale
Ish- Anëtar i Gjykatës së Lartë.
Shkarkuar me vendim përfundimtar nga KPA, duke lënë në fuqi vendimin e KPK për shkarkim nga detyra.
Përvoja profesionale pozicione të mëparshme
04.02.2019 - Shkarkuar nga detyra me vendim përfundimtar të KPA.
18.07.2018 - 04.02.2019 - Gjyqtar i pezulluar ex lege nga detyra, për shkak të shkarkimit nga KPK. Në pritje të vendimit të KPA, pas ankimit të vendimit të KPK nga subjekti i rivlerësimit.
26.07.2012 - 18.07.2018 - Anëtar i Gjykatës së Lartë.
12.06.2009 - 26.07.2012 - Gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
Tetor 2007 - 12.06.2009 - Anëtar i Këshillit Kombëtar të Radiotelevizioneve.
1999 - 2009 - Z. Zeneli është larguar me dëshirën e tij për të ushtruar profesionin e lirë të Avokatit.
1992 - 1999 - Zv. Kryetar/ Gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
1991 - 1992 - Gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë.

Gjatë karrierës së tij Z. Artan Zeneli ka marrë pjesë në konferenca dhe trajnime të ndryshme ndërkombëtare e kombëtare në fushën e së drejtës. Në vitet 1993-1998 ka qenë pedagog me kohë të pjesshme pranë Fakultetit të Drejtësisë, të Universitetit te Tiranes në lëndët “E Drejta Civile” dhe “Procedura Civile”. (Informacioni për periudhën 1991 - 2009 është marrë në artikullin e publikuar nga gazeta Panorama, aksesuar më datë 20.03.2024 në linkun: shih këtu).

Arsimi dhe Doktoratura ose Master
1991 - Diplomuar "Drejtësi", Universiteti i Tiranës.

Punime Shkencore
Kualifikime te veçanta
Vendime të Institucioneve të kualifikimit
- Vendim i KPK-së Nr: 41, datë 18.07.2018, për shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Z. Artan Zeneli, gjyqtar në Gjykatën e Lartë të Republikës së Shqipërisë.
- Njoftim i IKP-së datë 03.10.2018 për mosankimin e vendimit Nr. 41, datë 18.7.2018, të KPK-së, për subjektin e rivlerësimit z. Artan Zeneli.
- Vendim i KPA-së Nr. 2, datë 04.02.2019, që ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit Nr.41/2018, të KPK-së për subjektin e rivlerësimit z. Artan Zeneli.

Vlerësime të etikës dhe veprimtarisë profesionale
Masa disiplinore në fuqi vërejte
- Nuk ka masa disiplinore.

Deklarimi Pasuror
shiko deklarimin e plotë

Në këtë ndërfaqe janë të dhëna dhe dokumenta që lidhen për profilin dhe integritetin profesional të individëve Prokuror, Gjyqtar dhe Anëtar të Institucioneve të Drejtësisë. Qëllimi i ndërfaqes është të krijojë akses të lehtë tek kjo kategori informacioni. Po në këtë ndërfaqe janë të publikuara edhe dokumente të karakterit vetëdeklarim sipas kërkesave të Ligjit dhe publikime shkencore të këtyre individëve në shkenca juridike. Të dhënat dhe dokumentet janë të lejuara për akses të gjerë në informim.

*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu,