Rezultatet e Kërkimit

Antoneta Sevdari (Bejko)

Vendim nr.47 i KLP-së datë 19.03.2019

Për deklarimin e mbarimit të mandatit si anëtar i KLP-së për Zj.Antoneta Sevdari, për shkak të papajtueshmërisë në ushtrimin e detyrës

Vendim Nr. 6/2019 i KPA-së datë 28.02.2019 (Juridiksion rivlerësimi)

Për shqyrtimin e vendimit nr. 42 datë 18.07.2018 të KPK-së për subjektin e rivlerësimit znj. Antoneta Sevdari

Ankim i Komisionerit Publik Darjel SINA, datë 29.08.2018

Kundër vendimit nr. 42, datë 18.7.2018, i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit znj. Antoneta Sevdari

Vendim i KPK-së Nr: 42 datë 18.07.2018

Subjekti i rivlerësimit: Znj. Antoneta Sevdari, prokurore në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë

Është vendosur konfirmimi në detyrë i subjektit të rivlerësimit.

Njoftim për shtyp i IKP-së datë 28.02.2019

Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi i ankimit kundër vendimit nr. 42, datë 18.7.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhënë për subjektin e rivlerësimit znj. Antoneta Sevdari, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, aktualisht anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, deklaroi se subjekti i rivlerësimit ka kryer deklarim të pamjaftueshëm për kriterin e pasurisë dhe se, nga vlerësimi tërësor i të tria kritereve, ka cenuar besimin e publikut te sistemi i drejtësisë.

Njoftim për shtyp i IKP-së datë 25.02.2019

Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi i ankimit të paraqitur prej Institucionit të Komisionerëve Publikë, kundër vendimit nr. 42, datë 18.7.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhënë për subjektin e rivlerësimit znj. Antoneta Sevdari, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, aktualisht anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Gjatë zhvillimit të kësaj seance dëgjimore, Komisioneri Publik, ashtu si edhe subjekti i rivlerësimit, u shprehën për konkluzionet e tyre përfundimtare.

Njoftim për shtyp i IKP-së datë 19.02.2019

Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku u shqyrtua ankimi i paraqitur prej tij, kundër vendimit nr. 42, datë 18.7.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhënë për subjektin e rivlerësimit znj. Antoneta Sevdari, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, aktualisht anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, pasi dëgjoi palët në parashtrimet e tyre, me vendim të ndërmjetëm, vendosi të refuzojë kërkesën e përsëritur të Komisionerit Publik për riçeljen e hetimit administrativ, si dhe të mos pranojë akte të tjera të paraqitura nga subjekti i rivlerësimit, pasi çmoi se dokumentacioni në dosje është i mjaftueshëm për vendimmarrje.

Njoftim për shtyp i IKP-së datë 13.02.2019

Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku u shqyrtua ankimi i paraqitur nga ky institucion kundër vendimit nr. 42, datë 18.7.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhënë për subjektin e rivlerësimit znj. Antoneta Sevdari, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, aktualisht anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Komisioneri Publik në parashtrimet e çështjes njohu trupën gjykuese me shkaqet e ankimit të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që në vlerësimin e Komisionerit Publik nuk ka kryer një hetim të plotë, për të vendosur konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit.

Njoftim për shtyp i IKP-së datë 29.08.2018

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ka ushtruar ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 42, datë 18.7.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit znj. Antoneta Sevdari, prokurore në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, kandidate për anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Mbledhja Plenare NR.07 e KLP-së datë 06 Mars 2019, Ora: 10:00

Rendi i ditës:
Miratimi i projekt-akteve të vlerësimit në kuadër të rivlerësimit kalimtar për 6 prokurorë: Hysni Vata, Gjon Fusha, Enkeleda Millonai, Julian Cafka, Altin Dumani, Artur Ismajlukaj;
b) Miratimi i përfundimit të mandatit për Antoneta Sevdarin dhe Përparim Hasën
c) Miratimi për deklarim të mbarimit të mandatit të prokurorit Petrit Fusha.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 19.07.2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 17.07.2018 për subjektin e rivlerësimit, znj.Antoneta Sevdari, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 18.07.2018, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Antoneta Sevdari,prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Monitorimi i seancave dëgjimore për Znj. Antoneta Sevdari Gjetjet kryesore të monitorimit të procesit të vettingut në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit

Në datën 28 Shkurt 2019, Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi të shkarkojë nga detyra subjektin e ligjit të vettingut, Znj. Antoneta Sevdari, Prokurore e Tiranës dhe Anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Lista emërore - Magjistratë të thirrur në Procesin e Vettingut 08.02.2018 - 01.11.2023.

Nga data 8 shkurt 2018 deri në datën 31 tetor 2023 janë thirrur apo nënshtruar procesit të Vettingut 702 subjekte ose 87.2% nga 805 subjekte që përmban lista ex-offico.