Njoftim për shtyp i IKP-së datë 19.02.2019
Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku u shqyrtua
ankimi i paraqitur prej tij, kundër vendimit nr. 42, datë 18.7.2018, të Komisionit të Pavarur të
Kualifikimit, dhënë për subjektin e rivlerësimit znj. Antoneta Sevdari, prokurore në Prokurorinë
pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, aktualisht anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, pasi dëgjoi palët në parashtrimet e tyre, me
vendim të ndërmjetëm, vendosi të refuzojë kërkesën e përsëritur të Komisionerit Publik për
riçeljen e hetimit administrativ, si dhe të mos pranojë akte të tjera të paraqitura nga subjekti i
rivlerësimit, pasi çmoi se dokumentacioni në dosje është i mjaftueshëm për vendimmarrje.