Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 28.10.2020

Rendi i ditës:
Shqyrtimi i projektvendimit “Për refuzimin e kërkesës së gjyqtares {...} për dhënie leje shtesë të papaguar”, përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 27.10.2020

Rendi i ditës:
Shqyrtimi i projektvendimeve lidhur me caktimin në pozicion të të diplomuarve në Shkollën e Magjistraturës, në përfundim të programit trevjeçar dhe dyvjeçar të formimit fillestar dhe të emëruar gjyqtarë më datë 20.10.2020, të përgatitura nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

Mbledhja Plenare NR.74 e KLP-së datë 27 Tetor 2020, Ora: 11:00

Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes plenare të datës 15.10.2020.
2. Miratimi i projektvendimit “Për caktimin e përkohshëm të prokurores Afërdita Ndoi, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, të ushtrojë funksionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës”.
3. Miratimi i projektvendimit “Për caktimin e përkohshëm të prokurorit Albert Murçaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër”.
4. Miratimi i projektvendimit “Për caktimin e përkohshëm të prokurorit Lazër Çardaku, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, të ushtrojë funksionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër”.
5. Miratimi i projektvendimit “Për caktimin e përkohshëm të prokurorit Lorenc Mërkuri, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë”.
6. Miratimi i projektvendimit “Për caktimin e përkohshëm të prokurorit Erion Çela, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë”.
7. Miratimi i projektvendimit “Për caktimin e përkohshëm të prokurorit Asllan Bajramaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet”.
8. Miratimi i projektvendimit “Për caktimin e përkohshëm të prokurorit Brahim Dragjoshi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër”.
9. Miratimi i projektvendimit “Për caktimin e përkohshëm të prokurorit Ludovik Doda, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës”.
10. Miratimi i projektvendimit “Për caktimin e përkohshëm të një prokurori në funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë”.
11. Miratimi i projektvendimeve “Për miratimin e relacioneve për përfundimin e verifikimit të pasurisë dhe figurës së kandidatitëve për programin e formimit fillestar të Shkollës së Magjistraturës në vitin akademik 2020-2021”.
12. (Miratimi në parim) i projekt-rregullores “Për mënyrën e kompensimit për orët shtesë të punës të kryera nga nëpunësit civilë të prokurorisë”.
13. Miratimi i projektvendimit” Për miratimin e pjesëmarrjes së prokurorëve në aktivitetet trajnuese të Shkollës së Magjistraturës për vitin akademik 2020-2021”.
14. Miratimi i projektvendimit “Për një ndryshim në vendimin nr.171 datë 27.09.2019 “Miratimi i rregullores për proçedurën e verifikimit të kushteve të kritereve ligjore për rekrutimin , emërimin si magjistrat dhe caktimin në pozicion të kandidatëve për prokuror”.
15. Miratimi i projektvendimit “Për shpalljen e vendeve vakante për Drejtues të prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë”.
16. Miratimi i projektvendimit “Për ngritjen e Komisionit ad hoc pёr shqyrtimin e rasteve të qëndrimit publik të Këshillit të Lartë të Prokurorisë në mbrojtje të cënimit të figurës së prokurorit”.
17. Të tjera (pyetje, përgjigje, diskutime.).

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 26.10.2020

Rendi i ditës:
Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 21.10.2020

Rendi i ditës:
Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Përmet dhe në Gjykatën e Apelit Korçë, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 21.10.2020

Rendi i ditës:
Zhvillimi i seancës dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së ILD-së për fillimin e procedimit disiplinor në ngarkim të magjistratit {...}, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë (vazhdim i mbledhjes plenare datë 14.10.2020).