Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 09.10.2020

Rendi i ditës:
Shqyrtimi i projektvendimit “Për anulimin e pjesshëm të vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 405, datë 07.10.2020 dhe caktimin e një gjyqtari në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për gjykimin e dy çështjeve gjyqësore të veçanta”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës (relator z. Ilir Toska).

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 07.10.2020

Rendi i ditës:
Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e nxjerrjes nga përdorimi dhe transferimin kapital të disa aseteve të Këshillin e Lartë Gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.

Mbledhja Plenare NR.71 e KLP-së datë 06 Tetor 2020, Ora: 11:00

Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes plenare të datës 30.09.2020
2. Pezullimin e procedimit disiplinor nr. 251/31, dt. 21.07.2020 i filluar ndaj magjistratit, me detyrë Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
3. Të tjera (pyetje, përgjigje, diskutime.).

Procesverbal Nr.11 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 05.10.2020, Ora 13.50

Rendi i Ditës:
1. Informacioni në lidhje me funksionimin efikas dhe efektiv të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
2. Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatin për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.
- Sergjio Mazreku
- Sinan Tafaj
- Sonila Bejtja
- Shaqir Hasanaj
- Zhaklina Peto
3. Vendimmarrja lidhur me lejimin/ndalimin e kandidimit të kandidatëve të mësipërm.
Marrin pjesë:
1. Vitore Tusha (zv/Kryetare)
2. Fiona Papajorgji (anëtare)
3. Arta Marku (anëtare)
4. Miranda Andoni (anëtare)
5. Saida Dollani (anëtare)
6. Fatjona Memcaj (anëtare)
7. Ludovik Dodaj (anëtar)
8. Marsida Xhaferllari (anëtare zëvendësuese)
9. Bilbil Mete (anëtar zëvendësues)
10. Nazmi Troka (anëtar zëvendësues)
Merr pjesë, si vëzhgues i përhershëm:
1. Avokati i Popullit, përfaqësuar nga z. Enio Haxhimihali.
-Marrin pjesë, si të ftuar, përfaqësues nga subjektet e treguara në nenin 233/2 të ligjit nr. 115/2016:
1. Z. Bledar Dervishaj dhe znj. Katrin Treska, përfaqësues me autorizim të Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
2. Znj. Mimoza Arbi, përfaqësuese me autorizim e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 02.10.2020

Rendi i ditës:
Zhvillimi i seancës dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së ILD-së për fillimin e procedimit disiplinor në ngarkim të magjistratit {...}, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë.

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 01.10.2020

Rendi i ditës:
Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.