Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Mbledhja Plenare NR.73 e KLP-së datë 15 Tetor 2020, Ora: 11:00

Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes plenare të datës 06.10.2020.
2. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes plenare të datës 13.10.2020.
3. Miratimi i projektvendimit “Për caktimin e përkohshëm të prokurores Irena Çunoti, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, të ushtrojë funksionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë.
4. Miratimi i projektvendimit “Për caktimin e përkohshëm të prokurores Ollga Visi, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë.
5. Miratimi i projektvendimit “Për caktimin e përkohshëm të prokurorit Gjon Fusha, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër.
6. Miratimi i projektvendimit “Për caktimin e anëtarit zëvendësues, të “Komisionit për Vlerësimin e Programit të Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë”.
7. Miratimi i projektvendimit” Për emërimin si prokuror dhe caktimin në detyrë të z. Gazmend Frëngu”.
8. Miratimi i projektvendimit” Për emërimin si prokuror dhe caktimin në detyrë të Enkeleda Hoxha”.
9. Miratimi i projektvendimit” Për lejimin e veprimtarisë jashtë funksionit, për prokuroren Znj. Enkeleda Millonai”.
10. Miratimi i projektvendimit” Për miratimin e pjesëmarrjes së prokurorëve në aktivitetet trajnuese të Shkollës së Magjistraturës për vitin akademik 2020-2021”.
11. Miratimi i projektvendimit” Për shpalljen e vendeve vakanda për drejtues të prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë”.
12. Të tjera (pyetje, përgjigje, diskutime.).

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 14.10.2020

Rendi i ditës:
Zhvillimi i seancës dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së ILD-së për fillimin e procedimit disiplinor në ngarkim të magjistratit {...}, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë. (shtyrë nga mbledhja e datës 02.10.2020).

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 13.10.2020

Rendi i ditës:
Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në Gjykatën e Apelit Korçë dhe Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

Mbledhja Plenare NR.72 e KLP-së datë 13 Tetor 2020, Ora: 10:00

Rendi i ditës:
1. Miratimi i projektvendimit “Për përllogaritjen e mandatit kushtetues si anëtarë i Këshillit të Lartë të Prokurorisë”.
2. Të tjera (pyetje, përgjigje, diskutime.).

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 12.10.2020

Rendi i ditës:
Shqyrtimi i projektvendimi “Për procedurën e verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore të rekrutimit të kandidatit për Kancelar, për Këshilltar ose për Ndihmës Ligjor”.

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 12.10.2020

Rendi i ditës:
Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në Gjykatën e Apelit Korçë, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.