Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 26.08.2020

Rendi i ditës:
Shqyrtimi i projektvendimit “Për një shtesë në vendimin nr.268, datë 07.08.2020 të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

Procesverbal Nr.9 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 21.08.2020, Ora 13:00

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatin për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e rishpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 21.08.2019 dhe Presidenti i Republikës në datën 27.09.2019:
- Z. Shaqir Hasanaj
2. Vendimmarrja lidhur me lejimin/ndalimin e kandidimit të kandidatit të mësipërm.

Procesverbal Nr.8 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 17.08.2020, Ora 11.00

Rendi i ditës :
1. Miratimi i procesverbaleve të përmbledhura të mbledhjeve të KED-së, të datave 10.07.2020 dhe 17.07.2020.
2. Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatin për vendin vakant, për vakancën e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e rishpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 21.08.2019 dhe Presidenti i Republikës në datën 27.09.2019:
- Regleta Panajoti.
3. Vendimmarrja lidhur me lejimin/ndalimin e kandidimit të kandidatit të mësipërm.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 07.08.2020

Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor të datave: 18.06.2020; 23.06.2020; 02.07.2020; 07.07.2020; 09.07.2020 dhe 16.07.2020.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e kërkesave buxhetore të Programit Buxhetor Afatmesëm 2021 – 2023 të sistemit gjyqësor (faza e dytë)”.

Mbledhja Plenare NR.67 e KLP-së datë 30 Korrik 2020, Ora: 12:00

Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes plenare të datës 27.07.2020.
2. Miratimi i projekt vendimit “Për emërimin e Drejtuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit znj. Aida Veizaj”.
3. Miratimi i projektaktit “Për miratimin e lejes së papaguar të znj. Armanda Xhaferri prokurore në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan”.
4. Miratim i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, znj. Dorina Bejko ”.
5. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë, znj. Ollga Visi ”.
6. Miratimi i projekaktit “Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, z. Julian Çafka” .
7. Miratimi i projektaktit “Për zgjatjen e afatit për caktimin e seancës dëgjimore në lidhje me procedimin disiplinor të filluar ndaj magjistratit ...... me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”.
8. Miratimi i projektaktit të vlerësimit, në kuadër të rivlerёsimit kalimtar për prokurorin Kreshnik Ajazi.
9. Të tjera (pyetje, përgjigje, diskutime.).

Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 30.07.2020

Rendi i ditës:
Raport mbi informacionin e kryetarëve të gjykatave në lidhje me veprimtarinë gjyqësore, për periudhën Janar – Qershor 2020, përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.