Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Mbledhja Plenare NR.66 e KLP-së datë 27 Korrik 2020, Ora: 12:00

Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjeve plenare të datave 15.07.2020 dhe 17.07.2020.
2. Raport për analizimin e aftësisë profesionale të subjektit të rivlerësimit z.Shpëtim Garunja.
3. Raport për analizimin e aftësisë profesionale të subjektit të rivlerësimit znj.Anila Galanxhi (Pappa).
4. Raport për analizimin e aftësisë profesionale të subjektit të rivlerësimit z.Arian Përmeti.
5. Raport për analizimin e aftësisë profesionale të subjektit të rivlerësimit z. Petrit Bica.
6. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës znj. Afërdita Ndoi”.
7. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë së Shkallës së Parë Shkodër z. Albert Murçaj”.
8. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë së Shkallës së Parë Përmet z. Asllan Bajramaj”.
9. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër z. Brahim Dragjoshi”.
10. Miratim i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë së Shkallës së Parë Vlorë z. Erion Çela”.
11. Miratim i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër z. Lazër Çardaku”.
12. Miratim i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë së Shkallës së Parë Sarandë z. Lorenc Mërkuri”.
13. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës z. Ludovik Doda”.
14. Opinionet për kandidaturat për komandimin si prokurore në Eurojust.
15. Diskutim mbi qëndrimin publik për deklaratat e përfaqësuesit të ONM-së.
16. Propozim për caktimin e përkohshëm të prokurorit Përparim Vukaj në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë.
17. Të tjera (pyetje, përgjigje, diskutime.).

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 23.07.2020

Rendi i ditës:
Shqyrtimi i projektvendimit “Për hapjen e procedurës së komandimit në pozicionin e ndihmësmagjistratit në Gjykatën e Lartë dhe shpalljen e kërkesës për kandidatura nga radhët e gjyqtarëve”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 20.07.2020

Rendi i ditës:
Shqyrtimi i projektvendimit “Për fillimin e procedurës së verifikimit të kandidatëve për në formimin fillestar për magjistrat, profili gjyqtar, në Shkollën e Magjistraturës, për vitin akademik 2020-2021”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës (relator – z. Ilir Toska).

Mbledhja Plenare NR.65 e KLP-së datë 17 Korrik 2020, Ora: 11:00

Rendi i ditës:
1. Projekt-vendimin dhe vendim; Për fillimin e procedurave të verifikimit të pasurisë dhe figurës së kandidatëve për prokurorë në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2020 – 2021.
2. Projekt-vendim dhe vendim; Hedhja e shortit për caktimin e relatorit per verifikimin e pasurisë dhe figurës për kandidatët për magjistratë prokurorë, të diplomuar në Shkollën e Magjistraturës në formimin fillestar në vitin akademik 2020 – 2021

Procesverbal Nr.7 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 17.07.2020, Ora 13:30

Rendi i ditës :

Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatët për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, të rishpallura nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 21.08.2019 dhe Presidenti i Republikës në datën 27.09.2019:
- Ardita Alsula (Buna)
- Dedë Kasneci
- Klodian Rado
- Shaqir Hasanaj
- Vjosa Bodo
- Besnik Muçi
- Envi Hicka
- Prel Martini
- Vasil Bendo

2. Vendimmarrja lidhur me lejimin/ndalimin e kandidimit të kandidatëve të mësipërm.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 16.07.2020

Rendi i ditës:
Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.