Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 02.07.2020

Rendi i ditës:
Shqyrtimi i projektvendimit “Për fillimin e procedurës së verifikimit të kritereve ligjore të kandidimit për gjyqtar në gjykatat e apelit të juridiksionit të përgjithshëm dhe në Gjykatën Administrative të Apelit, për pozicionet e lira të shpallura me vendimet e Këshillit të Lartë Gjyqësor të datës 28.05.2020”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

Procesverbal Nr.5 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 30.06.2020, Ora 15.00

Rendi i ditës :
1. Diskutime dhe vlerësime në lidhje me rekomandimet e bëra nga Komisioni i Venecies në Opinionin nr. 978/2020, datë 19 qershor 2020 “Për emërimin e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese” për sa i takon veprimtarisë së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
2. Të tjera që lidhen me vijimësinë e përgatitjes së çështjeve të shortuara.

Mbledhja Plenare NR.61 e KLP-së datë 26.06.2020, Ora: 10:00

Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbalit të datës 12.06.2020.
2. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të z.Kreshnik Ajazi aktualisht prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan si drejtues të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan”.
3. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të znj. Rita Gjati aktualisht prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës si drejtuese të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës”.
4. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të z. Arben Dyla aktualisht prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje si drejtues të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje”.
5. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të znj. Violeta Shkurta aktualisht prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier si drejtuese të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier”.
6. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të znj. Arta Marku, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë”.
7. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të znj. Alma Bramo, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës”.
8. Miratimi i projektaktit “ Për miratimin e lejes së papaguar për z. Bujar Hoxha, prokuror në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë,
9. Miratimi i projekt-rregullores “Për trasferimin e përkohshëm”.
10. Miratimi i projektaktit “Për trasferimin e përkohshëm të një prokurori nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korcë, të transferohet përkohësisht për një afat 1 vjecar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec”.
11. Të tjera (pyetje, përgjigje, diskutime).

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 23.06.2020

Rendi i ditës:
Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

Mbledhja Plenare NR.60 e KLP-së datë 18 Qershor 2020

Rendi i ditës:
1. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të z. Abaz Muça aktualisht prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat si drejtues të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat”.
2. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të z. Anton Martini, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë”.
3. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të znj. Donika Prela, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë”.
4. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të z. Rifat Kojku aktualisht prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër si drejtues të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër”.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 18.06.2020

Rendi i ditës:
Shqyrtimi i projektvendimit “Për verifikimin e plotësimit nga kandidati z. {...} të katër kritereve të kandidimit për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 93, datë 26.02.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe vijimin e procedurës së verifikimit për kriteret e tjera ligjore të kandidimit”