Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 11.06.2019

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 23, datë 07.02.2019, të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për miratimin e rregullores për kriteret dhe procedurën e transferimit të përkohshëm të gjyqtarit””.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 05.06.2019

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i kërkesës së gjyqtarit, z. {...}, përgatitur nga Komisioni i Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin e relatorit për verifikimin e kushteve dhe kritereve për secilin kandidat për gjyqtar të diplomuar në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2018”.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin e relatorit për verifikimin e kushteve dhe kritereve për secilin kandidat për në formimin fillestar të Shkollës së Magjistraturës në vitin akademik 2019-2020”.
4. Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ato ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme” i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

Procesverbal Nr.21 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 05.06.2019, Ora 17.00

Rendi i ditës :
1.Diskutim mbi Metodologjinë për Vlerësimin, Pikëzimin dhe Renditjen e Kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese.
2. Shqyrtimi i rasteve të kandidatëve që njoftojnë tërheqje nga kandidimi për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
3. Shqyrtimi i rasteve mbi gjetjet e deritanishme në procedurën e verifikimit, për disa prej kandidatëve për vendet vakante për Gjykatën Kushtetuese.
4. Kërkesa dhe ankime administrative të kandidatëve në procedurë verifikimi.
5. Çështje të ndryshme të lidhura me veprimtarinë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe ecurinë e procedurave të verifikimit dhe vlerësimit të kandidaturave

Procesverbal Nr.20 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 31.05.2019, Ora 10.00

Rendi i ditës:
1.Diskutimi i Metodologjisë për Vlerësimin, Pikëzimin dhe Renditjen e Kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese.
2. Shqyrtimi i rasti për kandidat të tërhequr nga kandidimi për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
3. Shqyrtimi i rasteve për gjetjet e deritanishme, në procedurën e verifikimit të disa prej kandidatëve për vendet vakante për Gjykatën Kushtetuese.
4. Kërkesa dhe ankime administrative të kandidatëve në procedurë verifikimi

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 30.05.2019

Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor të datave 19.04.2019, 24.04.2019, 03.05.2019, 20.05.2019 dhe 23.05.2019.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për kalendarin e gjykimit të çështjeve në gjykatën e apelit”, përgatitur nga Komisioni për Zhvillimin e Karrierës.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve të drejtësisë për të mitur”, përgatitur nga Komisioni i Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.
4. Të tjera – Shqyrtimi i projektvendimit për një ndryshim në vendimin nr. 12, datë 18.01.2019 “Për miratimin e strukturës organizative të administratës së këshillit të lartë gjyqësor”, i ndryshuar.

Procesverbal Nr.19 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 24.05.2019, Ora 13.00

Rendi i ditës :
1- Shqyrtimi i rasteve të kandidatëve të tërhequr nga kandidimi, për vendet vakante për Gjykatën Kushtetuese.
2. Shqyrtimi i rasteve për gjetjet e deritanishme, në procedurën e verifikimit të disa prej kandidatëve për vendet vakante për Gjykatën Kushtetuese.