Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 23.05.2019

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për procedurën e verifikimit të kushteve dhe kritereve për rekrutimin e kandidatëve për gjyqtarë, për zhvillimin e karrierës së gjyqtarëve dhe për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë” i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
2. Të tjera. - Shqyrtimi i projektvendimit “Për anulimin pjesërisht të vendimit nr. 74, datë 20.05.2019, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”.

Mbledhja Plenare NR.15 e KLP-së datë 21 Maj 2019, Ora: 13:00

Rendi i ditës:
1. Miratimin e caktimit tё përkohshёm tё një prokurori në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastёr.
2. Miratimi i projekt–aktit për shtyrjen e afatit tё caktimit të përkohshëm të prokurorit Z.Altin Dumani, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, ne funksionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda.
3. Miratimi i projekt–aktit për shtyrjen e afatit tё caktimit të përkohshëm të prokurores Znj.Rozeta Qirjaqi, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë, ne funksionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçё.
4. Miratimi i projekt–aktit për shtyrjen e afatit tё caktimit të përkohshëm të prokurores Znj.Irena Çunoti, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallёs sё parё Korçë, ne funksionin e prokurores në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçё.
5. Miratimi i projekt- vendimit pёr caktim nё detyrё tё prokurores Denisa Asko.
6. Të ndryshme (diskutime/pyetje/përgjigje)

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 20.05.2019

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për procedurën e funksionimit të mbledhjes së Këshillit të Gjykatës”, i përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Mbi lejet e papaguara të gjyqtarëve që jepen nga Këshilli i Lartë Gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përjashtimin e gjyqtarëve {...} dhe {...} nga lista e gjyqtarëve që caktohen për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme” i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
4. Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ato ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme” i përgatitur nga Komisioni i Përhershëm i Zhvillimit të Karrierës.

Procesverbal Nr.18 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 14.05.2019, Ora 17.00

Rendi i ditës :
1- Shqyrtimi i rasteve të kandidatëve të tërhequr nga kandidimi, për vendet vakante për Gjykatën Kushtetuese.
2. Shqyrtimi i rasteve për gjetjet e deritanishme, në procedurën e verifikimit të disa prej kandidatëve për vendet vakante për Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Mbledhja Plenare NR.14 e KLP-së datë 13 Maj 2019, Ora: 14:00

Rendi i ditës:
1. Miratimi i projekt-akteve të vlerësimit, në kuadër të rivlerёsimit kalimtar për prokurorët subjekt rivleresimi.
2. Miratimi i projekt- vendimit për Rregulloren “Për pagesat e prokurorëve jashtë orarit zyrtar”
3. Miratimi i projekt-vendimit pёr njё ndryshim nё Rregulloren “Mbi kriteret dhe procedurën për ngritjen në detyrë të prokurorëve pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”.
4. Shqyrtimi i projekt -aktit për angazhimin e prokurorit Ylli Pjetërnikaj në veprimtari jashtë funksionit ( mёsimdhёnie).
5. Të ndryshme (diskutime/pyetje/përgjigje).

Procesverbal Nr.17 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 10.05.2019, Ora 12.00

Rendi i Ditës :
1. Diskutimi në parim mbi Metodologjinë për Vlerësimin, Pikëzimin dhe Renditjen e Kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese.
2. Shqyrtimi i rasteve të kandidatëve të tërhequr nga kandidime në vende vakante për Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Inspektorit të lartë të Drejtësisë.