Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Mbledhja Plenare NR.11 e KLP-së datë 05 Prill 2019, Ora: 11:30

Rendi i ditës:
1. Prezantimi i raportit tё hartuar nga Komisioni i Posaçёm pёr vlerёsimin e kandidatёve pёr SPAK, pas vlerësimit paraprak të plotësimit të kushteve ligjore për ngritjen në detyrë nga kandidatёt qё kanё shprehur interes.
2. Miratimi i listёs me emrat e kandidatëve qё kanё shprehur interes për prokurorё në Prokurorinë e Posaçme,tё cilёt plotësojnё kushtet ligjore për ngritjen në detyrë pas vlerësimit paraprak.
3. Të ndryshme (diskutime/pyetje/përgjigje)

Procesverbal Nr.16 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 05.04.2019, Ora 10.00

Rendi i ditës :
1. Informacion për vendet vakante për të cilat organet e emërtesës kanë vënë në lëvizje Këshillin, si edhe kandidatët e paraqitur për secilin vend vakant.
2. Diskutimi dhe miratimi i fillimit të procedurave për verifikimin, vlerësimin, pikëzimin dhe renditjen e kandidaturave në vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe për Inspektor i Lartë i Drejtësisë, si edhe të njoftimit zyrtar publik për fillimin e këtij procesi.
3. Diskutimi dhe miratimi i projektvendimit për njoftimin e Gjykatës së Lartë, si subjekt që e ka vënë në lëvizje Këshillin, për të vlerësuar rishpalljen e thirrjes për paraqitjen e kandidaturave për dy pozicione vakante në Gjykatën Kushtetuese;
4. Informacion për disa masa të organizimit të punës me personelin administrativ mbështetës në funksion të kryerjes së procedurave të verifikimit dhe përzgjedhjes së kandidaturave.
5. Diskutim dhe miratimi i kryerjes së procedurave të shortit për caktimin e relatorëve përkatës të vendeve vakante, llojin e shortit dhe mënyrën e zhvillimit të tij;
6. Diskutimi dhe miratimi i Njoftimit Publik për të kërkuar informacione lidhur me kandidaturat.

Procesverbal Nr.15 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 02.04.2019, Ora 12.00

Rendi i Ditës :
1. Diskutimi dhe miratimi i Projektvendimit për kriteret dhe procedurën e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Mbledhja Plenare NR.10 e KLP-së datë 01 Prill 2019, Ora: 10:00

Rendi i ditës:
1. Miratimin e caktimit tё përkohshёm tё një prokurori në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje.
2. Miratimin e caktimit tё përkohshёm tё një prokurori në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.
3. Deklarimin e mbarimit tё statusit të magjistratit për Z.Ardian Nezha, aktualisht prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukё, më datën 30 prill 2019, për arsye të kërkesës për dorëheqje.
4. Hedhja e shortit pёr plotёsimin e anёtarёve tё Komisionit tё Posaçёm pёr vlerёsimin e kandidatёve pёr SPAK.
5. Të ndryshme (diskutime/pyetje/përgjigje);

Procesverbal Nr.14 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 29.03.2019, Ora 13.00

Rendi i ditës :
1. Diskutimi dhe miratimi i Projektvendimit për kriteret dhe procedurën e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Procesverbal Nr.13 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 28.03.2019, Ora 17.00

Rendi i ditës :
1. Diskutimi dhe miratimi i Projektvendimit për kriteret dhe procedurën e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.