Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Mbledhja Plenare NR.09 e KLP-së datë 25 Mars 2019, Ora: 12:00

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i kёrkesёs sё Z.Bledar Valikaj, pёr ekzekutimin e vendimit tё formёs sё prerё tё Gjykatёs Administrative tё Apelit nr. 309 dt.06.02.2019.
2. Të ndryshme (diskutime/pyetje/përgjigje);

Procesverbal Nr.12 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 21.03.2019, Ora 14.00

Rendi i ditës :
1. Diskutimi dhe miratimi i Projektvendimit për kriteret dhe procedurën e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Mbledhja Plenare NR.08 e KLP-së datë 19 Mars 2019, Ora: 10:00

Rendi i ditës:
1. Miratimi i Rregullores “Mbi kriteret dhe procedurën për ngritjen në detyrë të prokurorëve pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”.
2. Miratimi i Rregullores “Mbi kriteret dhe procedurën për përzgjedhjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm”.
3. Të shpallë hapjen e procedurës për kandidim, për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm
4. Të miratojë magjistratët prokurorë udhëheqës për praktikën profesionale të kandidatëve për magjistratë të Shkollës së Magjistraturës.
5. Të ndryshme (diskutime/pyetje/përgjigje)

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 18.03.2019

Rendi i ditës:
1. Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ato ku ushtrojnë funksionin në mënyrë të përhershme.

Procesverbal Nr.11 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 18.03.2019, Ora 13.00

Rendi i ditës :
1. Diskutimi dhe miratimi i Projektvendimit për kriteret dhe procedurën e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 12.03.2019

Rendi i ditës:
1. Miratimi i listës emërore të kandidatëve që plotësojnë kriteret për Këshilltarë dhe Ndihmës Ligjorë, që plotësojnë kriteret për të marrë pjesë në provimin e pranimit në programin e formimit fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës, për vitin akademik 2019-2020.
2. Miratimi i projektvendimit “Për një ndryshim në vendimin nr.12, datë 18.01.2019, “Për miratimin e strukturës organizative të administratës së Këshillit të Lartë Gjyqësor”.
3. Miratimi i projektvendimit “Për korrigjimin e gabimit në shkrim në vendimin nr. 35, datë 19.02.2019 të Këshillit të Lartë Gjyqësor”.
4. Miratimi i projektvendimit “Për deklarimin e përfundimit të periudhës së transferimit të përkohshëm dhe kthimin në pozicionin e mëparshëm” lidhur me gjyqtarin {...}.