Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 07.02.2019

Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor të datave: 22.01.2019, 29.01.2019 dhe 31.01.2019 nga anëtarët e Këshillit.
2. Shqyrtimi i projekt-rregullores “Për kriteret dhe procedurën e funksionimit të skemës së delegimit të gjyqtarit”.
3. Shqyrtimi i projekt-rregullores “Për kriteret dhe procedurën e transferimit të përkohshëm të gjyqtarit”.
4. Shqyrtimi i projekt-rregullores “Mbi organizimin dhe funksionimin e Komisionit të Përkohshëm për Vlerësimin Etik dhe Profesional në kuadër të procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve”.
5. Shqyrtimi i projektvendimit “Ngritja e Komisionit të Përkohshëm për Shqyrtimin e Ankimeve kundër Vendimeve të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për Arkivimin e Ankimit ose Pushimin e Hetimit ndaj një Gjyqtari”.
6. Shqyrtimi i projektvendimit “Mbi informacionin periodik të Kryetarëve të Gjykatave në lidhje me veprimtarinë gjyqësore”.

Mbledhja Plenare NR.05 e KLP-së datë 06 Shkurt 2019

Rendi i ditës:
Ndryshimi i vendimit të datës 7 Janar 2019 duke ndryshuar datën përfundimtare për dorëzimin e aplikimeve nga data 07 Shkurt 2019 - 21 Shkurt 2019

Procesverbal Nr.4 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 01.02.2019, Ora 10.00

Rendi i ditës :
1. Vijimi i diskutimit dhe miratimi i Projektrregullores së brendshme për organizimin dhe funksionimin e KED-së.
2. Diskutimi mbi ecurinë dhe vijimin e bashkëpunimit të KED me EURALIUS për vitin 2019

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 31.01.2019

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projekt-vendimit të KLGJ-së “Për një shtesë në vendimin nr. 17, datë 29.01.2019 të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Mbi numrin e kandidatëve që do të pranohen në programin e formimit fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës, për vitin akademik 2019 - 2020”.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 29.01.2019

Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor të datave, 20.12.2018, 21.12.2018, 27.12.2018, 10.01.2019 dhe 18.01.2019 nga anëtarët e Këshillit.
2. Caktimi dhe publikimi i numrit maksimal të kandidateve magjistratë, profili gjyqtarë, që do të pranohen në Formimin Fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për vitin akademik 2019-2020.
3. Ngritja e Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Plotësimit të Kritereve të Kandidatëve për Këshilltarë dhe Ndihmës Ligjorë.

Mbledhja Plenare NR.04 e KLP-së datë 28 Janar 2019, Ora 10:00

Rendi i ditës:
1. Caktimi i numrit maksimal të kandidatëve për magjistratë, në profilin prokuror në Shkollën e Magjistraturës për vitin akademik 2019-2020.
2. Shqyrtimi i projekt vendimit mbi shkarkimin e prokurorit Tom Dedaj.
3. Shqyrtimi i kërkesës së Drejtueses së Prokurorisë Pukë për plotësimin e organikës së këtij institucioni.
4. Të ndryshme (diskutime/pyetje/përgjigje).