Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Vendim i KPA-së Nr. 23/2023 (JR) datë 13.06.2023

KPA ka vendosur ndryshimin e vendimit nr. 629, datë 03.03.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në këtë mënyrë:
i. Ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit Besnik Cengu, me funksion prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
ii. Në zbatim të pikës 2 të nenit G të Aneksit të Kushtetutës, ndalimin e emërimit të subjektit të rivlerësimit Besnik Cengu, për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.

Vendim i KPA-së Nr. 21/2023 (JR) datë 06.06.2023

KPA ka vendosur lënien në fuqi të vendimit nr. 381, datë 06.05.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra, që i përket subjektit të rivlerësimit Ramazan Avdiu.

Vendim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) nr. 670, datë 01.6.2023.

Subjekti i Rivlerësimit: Z. Arben Mickaj, gjyqtar në gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Procesi i rivlerësimit është ndërprerë për shkak të dorëheqjes së subjektit.

Vendim i KLGJ-së nr. 286, datë 29.05.2023

“Për caktimin e numrit të gjyqtarëve në Gjykatat Administrative të Shkallës së Parë”.

Vendim i KPK-së nr. 668, datë 26.5.2023, për subjektin e rivlerësimit z. Hyrjet Lamaj.

KPK ka vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Hyrjet Lamaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Vendim i KPK-së nr. 667, datë 26.5.2023, për subjektin e rivlerësimit z. Lazer Sallaku.

KPK ka vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Lazër Sallaku, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.