Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Vendim i KPA-së Nr. 31/2023 (JR) datë 18.07.2023

KPA ka vendosur lënien në fuqi të vendimit nr. 340, datë 01.02.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Klodiana Gjyzari.

Vendim i KPA-së Nr. 30/2023 (JR), datë 14.07.2023

Subjekti i rivlerësimit: Z. Aleks Nikolli, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër.

KPA ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr. 290, datë 10.08.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për shkarkim nga detyra, që i përket subjektit të rivlerësimit Aleks Nikolli.

Vendim i KPA-së Nr. 29/2023 (JR), datë 13.07.2023

Subjekti i rivlerësimit: Z. Agim Dalipaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë.

KPA ka vendosur: Lënien në fuqi vendimit nr. 402, datë 17.06.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për shkarkim nga detyra, që i përket subjektit të rivlerësimit Agim Dalipaj.

Vendim i KPK-së nr. 684, datë 12.7.2023, për subjektin e rivlerësimit z. Ndriçim Troplini.

KPK ka vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Ndriçim Troplini, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Vendim i KPK-së nr. 683, datë 10.7.2023, për subjektin e rivlerësimit z. Perparim Vukaj.

KPK ka vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Perparim Vukaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.

Vendim i KPA-së Nr. 27/2023 (JR) datë 05.07.2023

KPA ka vendosur lënien në fuqi të vendimit nr. 339, datë 19.01.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkim nga detyra, që i përket subjektit të rivlerësimit Enrik Haxhiraj.