Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Vendim i KLP-se Nr.222, datë 29.06.2021

Për caktimin me short të relatorit për procedurën e verifikimit të pasurisë dhe figurës së kandidatit Z. Durim Bedini që ka kandiduar për pozicion drejtuesi, të kualifikuar me vendimin nr. 220, datë 29.06.2021, të Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Vendim i KLP-se Nr.223, datë 29.06.2021

Për fillimin e verifikimit të kandidatëve për plotësimin e kushteve ligjore të kandidimit për procedurën e transferimit nëpërmjet lëvizjes paralele për vendet vakante në Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm

Vendim i Gjykatës Kushtetuese nr. 27, datë 29.06.2021 (V-27/21).


Kërkuese:
1. Partia Republikane e Shqipërisë, përfaqësuar me autorizim nga z. Dardan Mustafaj, avokat.
2. Partia Agrare Ambientaliste, në mungesë.
3. Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, në mungesë.
4. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, në mungesë.
5. Partia Demokristiane e Shqipërisë, në mungesë.

Subjekte të interesuara:
1. Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar me autorizim nga znj. Mimoza Arbi.
2. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përfaqësuar me autorizim nga znj. Madalena Koja.

Objekti:
• Shfuqizimi i fjalisë së dytë të paragrafit të tretë të nenit 88 të Kodit Zgjedhor ku parashikohet: “Për partitë pjesëtare në koalicion, numri i votave të vlefshme takuese përllogaritet duke mbledhur mesataren e votave për mandat për çdo kandidat të zgjedhur nga radhët e tyre”, si e papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Vendim i KLGJ-së Nr. 264, datë 28.06.2021

Për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtares {…}, me qëllim gradimi, për periudhën e vlerësimit 2013-2016 gjatë ushtrimit të detyrës së ndihmësmagjistratit në Gjykatën e Lartë.

Vendim i KLGJ-së Nr. 265, datë 28.06.2021

Për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtares Manjola Xhaxho, për vitin 2019.

Vendim i KLGJ-së Nr. 266, datë 28.06.2021

Për shqyrtimin e kërkesës për daljen në pension të parakohshëm të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, z. {…}