Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Vendim i KLGJ-së Nr. 267, datë 28.06.2021

Për kualifikimin e kandidatit z. {…} dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit Gjirokastër, Gjykatën e Apelit Durrës dhe në Gjykatën e Apelit Tiranë për pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile, të shpallura me vendimet nr. 389, nr. 392 nr. 395, datë 07.10.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Vendim i KLGJ-së Nr. 268, datë 28.06.2021

Për kualifikimin e kandidates znj. {…} dhe vijimin e procedurave të emërimit në Gjykatën e Apelit Tiranë, për dy pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile të shpallura me vendimet nr. 394 dhe nr. 395, datë 07.10.2020, dhe për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr. 396, datë 07.10.2020 të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Vendim i KLGJ-së Nr. 269, datë 28.06.2021

Për kualifikimin e kandidatit z. {…} dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit Tiranë, për pozicionet e lira në fushën e të drejtës penale, për pozicionet e lira në fushën e të drejtës penale, të shpallura me vendimet nr. 184 dhe nr. 185, datë 28.05.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Vendim i KLGJ-së Nr. 270, datë 28.06.2021

Për kualifikimin e kandidates znj. {…} dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit Tiranë, për pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile për pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile, të shpallura me vendimet nr. 181 dhe nr. 183, datë 28.05.2020, si dhe nr. 394, datë 07.10.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor

Vendim i KLGJ-së Nr. 263, datë 25.06.2021

Për caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme.

Vendim i KPK-së nr. 406, datë 24.6.2021, për subjektin e rivlerësimit z. Federik Laloshi, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Me vendimin nr. ****, datë 16.7.2019, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për z. Federik Laloshi, me detyrë Prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër në datën 19.7.2019, për shkak të plotësimit të moshës për dalje në pension. Me shkresën nr. ****prot., datë 14.12.2020, të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Komisioni informohet se prej muajit korrik të vitit 2019, z. Federik Laloshi përfiton pension pleqërie. Sa më sipër, rezulton se ndaj vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nuk është ushtuar ankim.

KPK ka vendosur: Të deklarojë të përfunduar procesin e rivlerësimit kalimtar për z. Federik Laloshi, me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, pa një vendim përfundimtar të çështjes, për shkak se objekti për të cilin ka nisur procedura është bërë i pamundur.