Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Vendim i KPK-së Nr: 204 datë 06.11.2019

Subjekti i rivlerësimit: Znj. Joana Qeleshi, gjyqtare/kryetare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Procesi i rivlerësimit kalimtar është pushuar, pas kërkesës për dorëheqje të subjektit nga detyra që ushtronte.

Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 26.11.2019.

Vendim i KPK-së Nr: 205 datë 06.11.2019

Subjekti i rivlerësimit: Z. Njazi Seferi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

Procesi i rivlerësimit kalimtar është pushuar, pas kërkesës për dorëheqje të subjektit nga detyra që ushtronte.

Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 27.11.2019.

Vendim i KPK-së Nr: 202 datë 06.11.2019

Subjekti i rivlerësimit: Z. Përparim Kulluri, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës për Krime të Rënda Tiranë

Është vendosur shkarkimi nga detyra i subjektit të rivlerësimit.

Vendim i KPK-së Nr: 203 datë 06.11.2019

Subjekti i rivlerësimit: Z. Sulejman Kurti, gjyqtar/kryetar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Është vendosur shkarkimi nga detyra i subjektit të rivlerësimit.

Vendim i KLGJ-së Nr. 246, datë 04.11.2019

Për Miratimin e Pjesëmarrjes së Gjyqtarëve në Trajnimin Vazhdues pranë Shkollës së Magjistraturës për Periudhën Tetor – Dhjetor 2019

Vendim i KLGJ-së Nr. 249, datë 04.11.2019

Për Miratimin e Procesverbaleve të Mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor