Njoftim i IKP-së për mosankimin e vendimit nr. 782, datë 10.7.2024, të KPK-së, për subjektin e rivlerësimit z. Besmir Rrapaj.
Në zbatim të dispozitave të nenit 179/b, pika 5, të Kushtetutës, nenit C, pika 2, nenit F, pika 2, të aneksit të Kushtetutës, nenit 63 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, dhe nenit 15 të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, pas shqyrtimit të vendimit nr. 782, datë 10.7.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit z. Besmir Rrapaj, Institucioni i Komisionerëve Publikë njofton se nuk është ushtruar ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.