Njoftim i IKP-së datë 19.07.2024 për mosankimin e vendimit nr. 772, datë 5.6.2024, të KPK-së, për subjektin e rivlerësimit znj. Fatime Deçolli.
Në zbatim të dispozitave të nenit 179/b, pika 5, të Kushtetutës, nenit C, pika 2, nenit F, pika 2, të aneksit të Kushtetutës, nenit 63 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, dhe nenit 15 të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, pas shqyrtimit të vendimit nr. 772, datë 5.6.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit znj. Fatime Deçolli, Institucioni i Komisionerëve Publikë njofton se nuk është ushtruar ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.