Ankime-Mosankime

Njoftim i IKP-së datë 25.06.2020 për mosankimin e vendimit nr. 753, datë 03.04.2024, të KPK-së, për subjektin e rivlerësimit znj. Laureta Nezaj Çaushi.

Në zbatim të dispozitave të nenit 179/b, pika 5, të Kushtetutës, nenit C, pika 2, nenit F, pika 2, të aneksit të Kushtetutës, nenit 63 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, dhe nenit 15 të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, pas shqyrtimit të vendimit nr. 753, datë 03.04.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit znj. Laureta Nezaj Caushi, Institucioni i Komisionerëve Publikë njofton se nuk është ushtruar ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Njoftim për mosankimin e vendimit nr. 728, datë 28.12.2023, të KPK-së, për subjektin e rivlerësimit z. Dorjan Tafilaj.

Në zbatim të dispozitave të nenit 179/b, pika 5, të Kushtetutës, nenit C, pika 2, nenit F, pika 2, të aneksit të Kushtetutës, nenit 63 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, dhe nenit 15 të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, pas shqyrtimit të vendimit nr. 728, datë 28.12.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit z. Dorjan Tafilaj, Institucioni i Komisionerëve Publikë njofton se nuk është ushtruar ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Njoftim i IKP-së për mosnakimin e vendimit nr. 710, datë 30.10.2023, të KPK-së, për subjektin e rivlerësimit znj. Herila Çela.

Në zbatim të dispozitave të nenit 179/b, pika 5, të Kushtetutës, nenit C, pika 2, nenit F, pika 2, të aneksit të Kushtetutës, nenit 63 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, dhe nenit 15 të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, pas shqyrtimit të vendimit nr. 710, datë 30.10.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit znj. Herila Çela, Institucioni i Komisionerëve Publikë njofton se nuk është ushtruar ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Njoftim i IKP-së për mosnakimin e vendimit nr. 726, datë 15.12.2023, të KPK-së, për subjektin e rivlerësimit znj. Belina Zeneli Kryemadhi.

Në zbatim të dispozitave të nenit 179/b, pika 5, të Kushtetutës, nenit C, pika 2, nenit F, pika 2, të aneksit të Kushtetutës, nenit 63 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, dhe nenit 15 të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, pas shqyrtimit të vendimit nr. 726, datë 15.12.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit znj. Belina Zeneli (Kryemadhi), Institucioni i Komisionerëve Publikë njofton se nuk është ushtruar ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Ankim i Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 714, datë 15.11.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, z. Besnik Maho.

Referuar nenit 179/b të Kushtetutës, nenit F, të aneksit të Kushtetutës, jurisprudencës së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese, IKP ka kërkuar që shkaqet e këtij ankimi të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, në zbatim të nenit 66/1, germa “c” e ligjit nr. 84/2016, të vendosë:
1. Prishjen e vendimit nr. 714, datë 15.11.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
2. Urdhërimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të vijojë të kryejë procedurat administrative në kuadër të procesit të rivlerësimit për kërkuesin, z. Besnik Maho, ish-gjyqtar.

Njoftim i Komisionerit Publik (IKP) për mosankimin e vendimit nr. 603, datë 19.12.2022, të KPK-së.

Subjekti i rivlerësimit : Znj. Zeta Tërpollari, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë.