Njoftime Publike

Njoftim për shtyp i KLGJ-së datë 07.02.2024

Sot, në datë 07.02.2024, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjen si më poshtë:

Këshilli shqyrtoi dhe miratoi vendimin për pezullimin nga detyra të magjistrates znj. {…}, me funksion gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës ë Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm {…}.

Njoftim për shtyp i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 21 Tetor 2022

Sot, më datë 21.10.2022, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen e radhës në të cilën shqyrtoi çështjen si më poshtë:
Këshilli miratoi vendimin për ngritjen në detyrën e gjyqtares së Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të znj. Flojera Davidhi.

Njoftim për shtyp i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 18 Tetor 2022

Sot, më datë 18.10.2022, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës ku shqyrtoi çështjet si vijon:
Këshilli shqyrtoi dhe miratoi vendimin për renditjen e kandidatëve në procedurën e ngritjes në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionin e lirë të shpallur me Vendimin nr. 125, datë 01.04.2021, të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Më tej Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi vendimin për përfundimin e kohëzgjatjes së komandimit të gjyqtares znj. {…} në pozicionin e nëpunësit përgjegjës në Njësinë e Vlerësimit Etik dhe Profesional të gjyqtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Në përfundim të mbledhjes, Këshilli shqyrtoi dhe miratoi vendimin mbi rishpërndarjen e fondeve buxhetore në programin 03310 “Buxheti Gjyqësor”, në shpenzime korrente, për vitin buxhetor 2022.

Njoftim për shtyp i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 14 Tetor 2022

Këshilli miratoi vendimin për caktimin në skemën e delegimit të gjyqtares znj. Rudina Palloj. Gjithashtu, Këshilli miratoi vendimin për caktimin e gjyqtares së skemës së delegimit znj. Rudina Palloj, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Në vijim, Këshilli miratoi vendimin për përfundimin e kohëzgjatjes së komandimit të gjyqtares znj. Rudina Palloj në pozicionin e “Këshilltarit Ligjor” në Njësinë Mbështetëse të Komisioneve në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Këshilli i Lartë Gjyqësor, pasi shqyrtoi projektvendimin, vendosi për skualifikimin e kandidatit z. {…}, për në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për magjistrat, profili gjyqtar, për vitin akademik 2021-2022. Më tej, Këshilli shqyrtoi dhe miratoi vendimin për caktimin në skemën e delegimit të gjyqtares znj. Elsa Ulliri. Ndërkohë, Këshilli miratoi vendimin për caktimin e gjyqtares së skemës së delegimit znj. Elsa Ulliri, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. ...

Njoftim për shtyp i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 27 Shtator 2022

Këshilli i Lartë Gjyqësor po vijon intensivisht punën për zbatimin e Hartës së re Gjyqësore. Bazuar në Urdhrin nr.80, datë 28.07.2022 të Kryetares së Këshillit të Lartë Gjyqësor është ngritur dhe po funksionon pranë KLGJ, Grupi Ndërinstitucional i Punës (GNP) për ndjekjen dhe zbatimin e vendimit të Këshillit të Ministrave nr.495, datë 21.07.2022 “Për riorganizimin e rretheve gjyqësore dhe kompetencave gjyqësore të gjykatave”, i cili duhet të përfundojë, brenda datës 30 Nëntor 2022, të gjitha aktet e nevojshme për zbatimin e Hartës së re Gjyqësore. Në përbërje të Grupit të Punës janë përfshirë përfaqësues nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, Ministria e Drejtësisë, Prokuroria e Përgjithshme, gjykatat e shkallës së parë dhe të apelit, si dhe të partnerëve ndërkombëtarë që po mbështesin KLGJ në këtë proces. ...

Njoftim për shtyp i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 19 Shtator 2022

Ndër vendimet e marra sot nga Këshilli ishte edhe miratimi për kualifikimin për emërim dhe pranimin në shërbimin civil gjyqësor të z. Agim Korçari, për pozicionin e këshilltarit ligjor pranë Gjykatës së Lartë; miratimi për kualifikimin për emërim dhe pranimin në shërbimin civil gjyqësor të z. Leonard Kryeziu, për pozicionin e këshilltarit ligjor pranë Gjykatës së Lartë, si dhe miratimi për kualifikimin për emërim dhe pranimin në shërbimin civil gjyqësor të z. Alfred Gjonpali, për pozicionin e këshilltarit ligjor pranë Gjykatës së Lartë. Këshilli i mbledhur në seancë plenare vendosi edhe për kualifikimin për emërim në shërbimin civil gjyqësor të znj. Klaida Muçaj, për pozicionin e ndihmësit ligjor pranë Gjykatave të Apelit. Këshilli i Lartë Gjyqësor shqyrtoi dhe më pas miratoi projektaktin për transferimin e selisë së Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës, në selinë e Gjykatës së Apelit Durrës. Mbledhja e Këshillit vijoi me shqyrtimin dhe miratimin e projektaktit për rishpërndarjen (transferimin) e fondeve buxhetore në programin 03310 Buxheti Gjyqësor, në shpenzime korrente, për vitin buxhetor 2022. Këshilli miratoi gjithashtu një ndryshim në vendimin nr. 503, datë 25.10.2021 “Mbi transferimin e automjeteve të reja dhe atyre në përdorim, në sistemin gjyqësor” . KLGJ vendosi, ndër të tjera, rishpërndarjen (transferimin) e fondeve buxhetore në programin 03310 Buxheti Gjyqësor, në shpenzime kapitale (investime), për vitin buxhetor 2022. Në respektim të dispozitave ligjore, Këshilli vendosi për përsëritjen e transferimit të përkohshëm të gjyqtarit z. Adrian Shega në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës. Gjithashtu Këshilli shqyrtoi dhe miratoi vendimin për përsëritjen e transferimit të përkohshëm të gjyqtarit z. Artur Prenga në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë.