Njoftime Publike

Njoftim për shtyp i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 08 Janar 2021.

Sot, në datën 08.01.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:
Pasi mori në shyrtim në seancë dëgjimore publike kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e shqyrtimit të procedimit disiplinor në ngarkim të magjistratit {…}, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…},. shqyrtoi kërkesën paraprake të subjektit nën procedim për dhënie kohe shtesë për njohjen me dokumentacionin e plotë objekt procedimi, me qëllim ushtrimin e të drejtës efektive të mbrojtjes, në zbatim të parimeve themelore të ligjshmërisë dhe të zhvillimit të procesit të rregullt ligjor, Këshilli vendosi të shtyjë seancën dëgjimore për në datën 29.01.2021, ora 11.00.
Gjithashtu, pas kryerjes së verifikimit të plotë të kushteve dhe kritereve ligjore të kandidimit, Këshilli vendosi kualifikimin e kandidatit z.Sokol Ibi dhe vijimin e procedurave të tjera të ngritjes në detyrë në Gjykatën Administrative të Apelit.

Njoftim për shtyp i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 29 Dhjetor 2020

Sot në datën 29.12.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:
Në vijim të shqyrtimit të kandidaturave për ngritjen në detyrë nga radhët e gjyqtarëve për anëtarë të Gjykatës së Lartë, Këshilli vendosi kualifikimin e kandidatit z. Sokol Ibi dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë, për dy pozicionet e lira në fushën e të drejtës administrative.
Po ashtu, në vijim të shqyrtimit të kandidaturave për ngritjen në detyrë në gjykatat e apelit, Këshilli vendosi kualifikimin e kandidatëve znj. Alma Kolgjoka, znj. Esmeralda Xhili, znj. Emona Muçi, dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe Gjykatën e Apelit Durrës, për pozicionet e lira të shpallura në fushën e të drejtës civile dhe penale.
Në kuadër të mirëadministrimit dhe menaxhimit të fondeve buxhetore, Këshilli vendosi detajimin e fondeve buxhetore, në sistemin gjyqësor, për vitin 2021, si dhe miratimin e nxjerrjes nga përdorimi dhe transferimin kapital të disa aseteve.

Njoftim për shtyp i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 23 Dhjetor 2020

Pas shqyrtimit të kërkesës së z.Alfred Balla për deklarimin e njohjes së statusit të këshilltarit ligjor jomagjistrat pranë Gjykatës së Lartë, Këshilli vendosi pezullimin e shqyrtimit të saj, për shkak se kërkesa është në shqyrtim para Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Njoftim për shtyp i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 16 Dhjetor 2020

Sot në datën 16.12.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon: Në vijim të procedurave për plotësimin e vendeve të lira në Gjykatën e Lartë dhe në gjykatat e Apelit, Këshilli vendosi fillimin e procedurës së vlerësimit të përshpejtuar etik dhe profesional viti kalendarik 2019, për nëntë gjyqtarët që kanë plotësuar kriteret ligjore të kandidimit për ngritje në detyrë. Në përputhje me dispozitat ligjore, Këshilli vendosi caktimin me short të relatorit për zhvillimin e procedimit disiplinor nr.3/2020, në ngarkim të magjistrates {…}, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}. Në përfundim, pas shqyrtimit të kërkesave të disa gjykatave, Këshilli vendosi caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta me qëllim shqyrtimin me efiçencë të çështjeve gjyqësore dhe shërbimin në kohë ndaj publikut.

Njoftim i Këshillit të Lartë Gjyqësor për shpallje konkurrimi për vend të lirë pune datë 14 Dhjetor 2020

Njoftim për shpallje konkurrimi për vend të lirë pune, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, të ngritjes në detyrë dhe të pranimit nga jashtë shërbimit civil, për kategorinë niveli i mesëm drejtues Bazuar në ligjin nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” i ndryshuar, neni 26, pika 1 dhe pika 4 dhe VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, Vendimit nr. 1, datë 21.02.2020 “Për planin vjetor të pranimit në shërbim civil për Këshillin e Lartë Gjyqësor për vitin 2020” dhe Urdhër nr.1, datë 06.05.2020 “Mbi hapjen e procedurës së pranimit në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese, për kandidatët nga jashtë shërbimit civil”, Këshilli i Lartë Gjyqësor, njofton shpalljen e konkurrimit për vend të lirë pune, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, të ngritjes në detyrë dhe të pranimit nga jashtë shërbimit civil, për kategorinë niveli i mesëm drejtues (të tre procedurat zhvillohen në të njëjtën kohë), si më poshtë:

Njoftim per shpalljen e lëvizjes paralele dhe ngritjen në detyrë në kategorinë niveli i ulët drejtues datë 14 Dhjetor 2020

Shpallje për lëvizjen paralele dhe ngritjen në detyrë në kategorinë niveli i ulët drejtues Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar neni 26, pika 1 dhe pika 4 dhe VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, Këshilli i Lartë Gjyqësor, njofton shpalljen e konkurrimit për vend të lirë pune, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë për kategorinë niveli i ulët drejtues (të dy procedurat zhvillohen në të njëjtën kohë), si më poshtë: