Njoftim për shtyp i IKP-së datë 03.09.2020
Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi
gjyqësor i ankimit kundër vendimit nr.103, datë 5.2.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit,
për subjektin e rivlerësimit znj. Donika Prela, magjistrate/prokurore, në atë kohë drejtuese e
Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.
Në fillim të seancës, kryesuesja e trupit gjykues parashtroi se seanca e radhës, e datës 27.7.2020,
ishte shtyrë me kërkesë të subjektit të rivlerësimit, pas paraqitjes së një raporti mjekësor.
Kryesuesja e trupit gjykues informoi, ndërkohë, se palët janë njoftuar edhe me vendimet për
mospranimin e kërkesave të paraqitura nga subjekti i rivlerësimit, për përjashtimin nga trupi
gjykues të gjyqtareve Ina Rama dhe Natasha Mulaj.