Njoftime Publike

Njoftim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 22.02.2019

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me pjesëmarrjen e anëtarëve të tij dhe anëtarëve zëvendësues, të Avokatit të Popullit, të përfaqësuesve nga subjektet e ftuara sipas pikës 2 të nenit 233 të ligjit nr. 115/2016, si edhe të ekspertëve të EURALIUS, si institucion i ftuar që mbështet me asistencën e tij ligjore përgatitjen dhe miratimin e projektakteve rregullatorë të KED, ditën e sotme 22.02.2019, zhvilloi mbledhjen e radhës, ku në rendin e ditës ishte përcaktuar, diskutimi në parim i Projektvendimit mbi procedurën e shortit të caktimit të relatorëve për pozicionet vakante në çdo institucion.

Njoftim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 15.02.2019

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me pjesëmarrjen e anëtarëve të tij dhe anëtarëve zëvendësues, të Avokatit të Popullit, të përfaqësuesve nga subjektet e ftuara sipas pikës 2 të nenit 233 të ligjit nr. 115/2016, si edhe të dy ekspertëve të EURALIUS, si institucion i ftuar që mbështet me asistencën e tij ligjore përgatitjen dhe miratimin e projektakteve rregullatorë të KED, ditën e sotme 15.02.2019, zhvilloi mbledhjen e radhës, ku në rendin e ditës ishte përcaktuar, diskutimi dhe miratimi i Projektvendimit mbi Procedurën e shortit të caktimit të relatorëve për pozicionet vakante në çdo institucion.

Njoftim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 08.02.2019

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të tij dhe të dy anëtarëve zëvendësues,, të Avokatit të Popullit, të përfaqësuesve nga të gjithë subjektet e ftuara sipas pikës 2 të nenit 233 të ligjit nr. 115/2016, si edhe të ekspertit të EURALIUS si institucion i ftuar që mbështet me asistencën e tij ligjore përgatitjen dhe miratimin e projektakteve rregullatorë të KED, ditën e sotme 08.02.2019, nga ora 12.00 deri në orën 18.30, zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, ku në rendin e ditës ishte përcaktuar, vijimi i diskutimit dhe miratimi i Projektrregullores së brendshme për organizimin dhe funksionimin e KED-së.

Njoftim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 01.02.2019

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të tij dhe të dy anëtarëve zëvendësues, të Avokatit të Popullit, të përfaqësuesve nga të gjithë subjektet e ftuara sipas pikës 2 të nenit 233 të ligjit nr. 115/2016, si edhe të ekspertit të EURALIUS si institucion i ftuar që mbështet me asistencën e tij ligjore përgatitjen dhe miratimin e projektakteve rregullatorë të KED, ditën e sotme 01.02.2019, nga ora 10.00 deri në orën 14.15, zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, ku në rendin e ditës ishte përcaktuar:
- vijimi i diskutimit dhe miratimi i Projektrregullores së brendshme për organizimin dhe funksionimin e KED-së,
- diskutimi mbi ecurinë dhe vijimin e bashkëpunimit të KED me EURALIUS për vitin 2019.

Njoftim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 28.01.2019

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), zhvilloi mbledhjen e tij të rradhës, ku në rendin e ditës ishte diskutimi dhe miratimi i Projektrregullores së Brendshme, për organizimin dhe funksionimin e KED-së.
Këshilli, i angazhuar maksimalisht për të përmbushur detyrimet e tij kushtetuese, diskutoi dhe miratoi një pjesë të dispozitave të projektaktit.
Vijimi i diskutimit dhe miratimit të projektrregullores do të vijojë në mbledhjen e radhës, e cila do të zhvillohet, ditën e premte, në datën 01.02.2019 ora 10.00.

Njoftim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 21.01.2019

Në mbledhjen e radhës së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), ku në rendin e ditës ishte përcaktuar diskutimi dhe miratimi i projekt Rregullores së Brendshme, për organizimin dhe funksionimin e KED-së, ky Këshill lidhur me materialet e përgatitura, vlerësoi se afati i përcaktuar në mbledhjen e mëparshme për të diskutuar mbi këtë projekt, ishte i pamjaftueshëm.
Anëtarët e KED-së vlerësuan ndërkohë si të domosdoshme edhe marrjen e kohës së nevojshme nga institucioni i Avokatit të Popullit, për të parashtruar opinionet e tij lidhur me këtë akt.