Njoftime Publike

Njoftim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 15.01.2019

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (I Përkohshëm) 2019 (KED), me praninë e të gjithë anëtarëve, anëtarëve zëvendësues, subjekteve që ftohen sipas ligjit dhe si të ftuar për këtë rast, edhe të përfaqësuesve të EURALIUS dhe OPDAT, zhvilloi mbledhjen e tij të parë, ditën e sotme, 15.01.2016, në ambientet e e Gjykatës së Lartë, e cila, sipas nenit 219 të ligjit nr. 115/2016, është edhe selia e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
KED, me përbërjen e tij të re, të zgjedhur me short nga Kuvendi, për të ushtruar komptencat dhe detyrime kushtetuese dhe ligjore për vitin 2019, me përgjegjshmëri institucionale, profesionale dhe qytetare, diskutoi për të gjitha cështjet e paracaktuara për shqyrtim në Rendin e Ditës.
KED vlerësoi se me konstituimin e tij, menjëherë duhet të angazhohet për të përmbushur të gjitha kompetencat dhe detyrimet që i ngarkon Kushtetuta dhe ligji, të cilat janë unike dhe të pazëvendësueshme lidhur me verifikimin, vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për pozicionet vaktante tashmë të krijuara për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektor të Lartë të Drejtësisë, në mënyrë që organet e tjera kushtetuese të emërimit apo zgjedhjes të kenë mundesinë për të ushtruar kompetencat e tyre.

Njoftim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 19.03.2018

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, zhvilloi sot, (e hënë) datë 19.03.2018 mbledhjen e tij të parë, në mbështetje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe të ligjit Nr. 115/2016 “Për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë”, më kërkesë të Kryetarit të K.E.D. Z. Artan Broci, drejtuar anëtarëve të këtij këshilli.

Në këtë mbledhje merrnin pjesë anëtarët e zgjedhur të K.E.D.:
- Artan Broci
- Altina Xhoxhaj
- Rovena Gashi
- Gentjan Trenova
- Fajtona Memçaj
- Enton Dhimitri
- Fatos Qato
- Ahmet Jangulli
- Vitore Tusha (anëtar zëvendësues)
- Shkëlzen Selimi (anëtar zëvendësues)
- Sotiraq Lubonja (anëtar zëvendësues)

Njoftim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 08.03.2018

Anëtari i Gjykatës së Lartë Z. Artan Broci, është njohur me shkresën e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë me nr.982/1 prot. datë 01.03.2018, për zgjedhjen e tij si anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).

Sipas nenit 149/4 të Kushtetutës, Z. Broci gëzon cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.