Njoftime Publike

Njoftim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 23.09.2019

Shpallje e listës së kandidatëve për vendin vakant Inspektor i Lartë i Drejtësisë, datë 23.09.2019

Njoftim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 22.09.2019

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 21.09.2019, zhvilloi mbledhjen me këtë rend dite :
1. Diskutimi dhe miratimi i Listave Përfundimtare të Renditjes së Kandidaturave për 4 vende vakante në Gjykatën Kushtetuese, si edhe i raporteve përkatës të kësaj renditjeje.
2. Shpallja e fillimit të procedurës së verifikimit të kandidaturave për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, shpallur nga Kuvendi në datën 21.08.2019, si edhe zhvillimi i procedurës së shortit për përcaktimin e relatorit të këtij vendi vakant
3. Diskutim për ecurinë e procedurës së verifikimit të kandidaturave dhe numrin e kandidatëve të mbetur për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, të shpallur me Dekretin nr. 10723 datë 07.02.2018 nga Presidenti i Republikës.

Njoftim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për mbledhjen e datës 21.09.2019

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 21.09.2019, ora 10.00, thërret mbledhjen e KED, me këtë rend dite :
1. Diskutimi dhe miratimi i Listave Përfundimtare të Renditjes së Kandidaturave për 4 vende vakante në Gjykatën Kushtetuese, si edhe i raporteve përkatës të kësaj renditjeje.
2. Shpallja e fillimit të procedurës së verifikimit të kandidaturave për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, shpallur nga Kuvendi në datën 21.08.2019, si edhe zhvillimi i procedurës së shortit për përcaktimin e relatorit të këtij vendi vakant
3. Diskutim për ecurinë e procedurës së verifikimit të kandidaturave dhe numrin e kandidatëve të mbetur për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, të shpallur me Dekretin nr. 10723 datë 07.02.2018 nga Presidenti i Republikës.

Njoftim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 10.09.2019

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në vijim të procedurave të vlerësimit të kandidatëve të lejuar për kandidim, të cilët janë kandiduar për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese,
në zbatim të nenit 7/a të ligjit nr. 8577/2000, të neneve 239 dhe 240 të ligjit nr. 115/2016, të dispozitave të aktit nënligjor normativ Vendimi nr. 5 datë 02.04.2019 “ Për kriteret dhe procedurën e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”,
pas shqyrtimit të gjithanshëm të dokumentacionit të paraqitur nga vetë kandidatët dhe atij të siguruar nga vetë Këshilli pas komunikimit me institucionet e tjera lidhur me të dhënat e nevojshme për vlerësimin e kandidaturës,
bën publike rezultatin paraprak të pikëzimit për secilin kandidat si më poshtë:
Arta Vorpsi 89.610 Pikë
Besnik Muçi 81.926 Pikë
Elsa Toska 85.425 Pikë
Fiona Papajorgji 88.783 Pikë
Marsida Xhaferllari 81.999 Pikë
Regleta Panajoti 80.284 Pikë

Njoftim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 09.09.2019

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 09.09.2019, zhvilloi mbledhjen e radhës me këtë rend dite :
1. Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit të kandidates Zhaklina Peto për kandidimin e saj për dy vende vakante për Gjykatën Kushtetuese.
2. Diskutimi dhe vendimmarrja mbi ecurinë e deritanishme të procedurës së verifikimit dhe vlerësimit në lidhje me vendin vakant për Inspektor i Lartë i Drejtësisë, shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Njoftim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për mbledhjen e datës 09.09.2019

Në zbatim të nenit 232 dhe 233 të ligjit nr. 115/2016, si edhe të pikës 34 të vendimit nr. 4 datë 11.03.2019 “Për procedurën e verifikimit të kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 09.09.2019, ora 14.00, thirret mbledhja e KED, me këtë rend dite :