Njoftime Publike

Njoftim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 26.12.2019

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 26.12.2019, në zbatim të pikës 4 të nenit 147/d dhe pikës 1 të nenit 149/d të Kushtetutës, të pikës 2 të nenit 199, shkronjës “ë” të pikës 2 të nenit 201, nenit 217, të pikës 5 të nenit 229dhe nenit 239 të ligjit nr. 115/2016“Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” , i ka përcjellë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për të ushtruar kompetencën e zgjedhjes së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë brenda 30 ditëve nga dorëzimi i akteve

Njoftim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 23.12.2019

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, në mbledhjen e tij të datës 23.12.2019, sipas rendit të përcaktuar të ditës, vendosi:

1. Të miratojë listën përfundimtare të renditjes së kandidatëve të lejuar për Inspektor i Lartë i Drejtësisë, shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në datën 01.03.2019 dhe rishpallur për plotësimin e kandidaturave në datën 09.09.2019.
2. Të miratojë raportin për renditjen e kandidatëve të lejuar për plotësimin e vendit vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në datën 01.03.2019 dhe rishpallur për plotësimin e kandidaturave në datën 09.09.2019.

Njoftim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 16.12.2019

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, në mbledhjen e tij të datës 11.12.2019, ka vendosur fillimin e procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe po në të njëjtën ditë ka realizuar edhe intervistat me kandidatët e lejuar për këtë vend vakant.

Në zbatim të nenit 239 pika 3 të ligjit nr.115/2016, duke vijuar të qëndrojë i mbledhur deri në përfundimin e procesit të vlerësimit dhe të renditjes së kandidatëve,

pasi e përfundoi punën e tij për shqyrtimin e dokumentacionit të paraqitur nga vetë kandidatët dhe atij të siguruar nga Këshilli në komunikimin me institucionet e tjera lidhur me të dhënat e nevojshme për vlerësimin e kandidaturës dhe të të dhënave të nxjerra nga intervistat me kandidatët,

ditën e sotme, data 16.12.2019, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi realizoi diskutimin mbi vlerësimin dhe pikëzimin e kandidatëve të lejuar për Inspektor i Lartë i Drejtësisë.

Njoftim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 11.12.2019

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 11.12.2019, nga ora 13.45 deri në orën 18.30 zhvilloi mbledhjen e radhës, me këtë rend dite:
1. Shpallja dhe fillimi i procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
2. Miratimi i kalendarit të intervistave me kandidatët e lejuar për kandidim në vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
3. Miratimi i ekspertëve të gjuhëve të huaja në funksion të realizimit të intervistave me kandidatët e lejuar për kandidim.
4. Relatimi për procedurën e ndjekur për vlerësimin, pikëzimin dhe renditjen e kandidaturave dhe zhvillimi i intervistave, sipas ligjit, me kandidatët e lejuar në vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.
5. Hedhja e shortit për caktimin e anëtarit të Këshillit, relator për ndjekjen e procedurave të verifikimit dhe të vlerësimit të vendit vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Kuvendi në datën 21.08.2019.

Njoftim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 10.12.2019

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 11.12.2019, ora 13.30, do të zhvillojë mbledhjen e radhës me këtë rend dite:
1. Shpallja dhe fillimi i procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
2. Miratimi i kalendarit të intervistave me kandidatët e lejuar për kandidim në vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
3. Miratimi i ekspertëve të gjuhëve të huaja në funksion të realizimit të intervistave me kandidatët e lejuar për kandidim.
4. Relatimi për procedurën e ndjekur për vlerësimin, pikëzimin dhe renditjen e kandidaturave dhe zhvillimi i intervistave, sipas ligjit, me kandidatët e lejuar në vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Njoftim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 02.12.2019

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 02.12.2019, zhvilloi mbledhjen e radhës, me këtë rend dite:

“Shqyrtimi i rasteve për gjetjet e deritanishme, në procedurën e verifikimit të kandidatëve për vendin vakant për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, si më poshtë:
1. Artur Malaj
2. Joana Asimi Sorraj
3. Klodian Rado
4. Lindita Troja
5. Marsida Xhaferllari
6. Sokol Stojani