Njoftime Publike

Njoftim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për mbledhjen e datës 10.07.2020

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) njofton se ditën e premte, datë 10.07.2020, ora 12.30, thërret mbledhjen e tij të radhës, me këtë rend dite:
1. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi të datave 03.02.2020, 05.02.2020, 06.02.2020 dhe të mbledhjes së fundit të datës 30.06.2020.
2. Shqyrtimi dhe miratimi i projektvendimit “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 4, datë 11.03.2019 të Këshillit për Emërime në Drejtësi “Për procedurën e verifikimit të kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”, i ndryshuar”.
3. Shqyrtimi dhe miratimi i projektvendimit “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 5, datë 02.04.2019 të Këshillit për Emërime në Drejtësi “Për kriteret dhe procedurën e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”, i ndryshuar”.
4. Shqyrtimi dhe miratimi i projektvendimit “Për një ndryshim në vendimin nr. 1, datë 08.02.2019 të Këshillit për Emërime në Drejtësi “Për miratimin e rregullores së brendshme për funksionimin e Këshillit për Emërime në Drejtësi”, i ndryshuar”.
5. Të tjera.

Njoftim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 30.06.2020

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me pjesëmarrjen e anëtarëve të tij dhe të anëtarëve zëvendësues, Avokatit të Popullit, përfaqësuesit të Presidentit të Republikës, përfaqësuesit të Kuvendit, si edhe të drejtueses së Euralius e OPDAT në cilësinë e institucioneve mbështetëse me konsulencë në hartimin dhe miratimin e akteve nënligjore që rregullojnë veprimtarinë e KED, ditën e martë 30.06.2020, zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, ku në rendin e ditës ishte përcaktuar:
1.Diskutime dhe vlerësime në lidhje me rekomandimet e bëra nga Komisioni i Venecias në Opinionin nr.978/2020, datë 19 qershor 2020 “Për Emërimin e Gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese” përsa i takon veprimtarisë së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
2.Të tjera që lidhen me vijimësinë e përgatitjes së çështjeve të shortuara. Përpara nisjes së diskutimeve në respektim të këtij rendi dite, anëtarët e KED duhet të miratonin edhe procesverbalet e mbledhjeve të kaluara të datave 3, 5 dhe 6 shkurt 2020. Për miratimin e këtyre procesverbaleve u vendos që të procedohet në mbledhjen e radhës së KED, pasi ato t’i përcillen Avokatit të Popullit për t’u njohur më përmbajtjen e tyre.

Njoftim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për mbledhjen e datës 30.06.2020

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), njofton se ditën e martë datë 30.06.2020, ora 15:00, thërret mbledhjen e tij të radhës me këtë rend dite:
1.Diskutime dhe vlerësime në lidhje me rekomandimet e bëra nga Komisioni i Venecias në Opinionin nr.978/2020, datë 19 qershor 2020 “Për Emërimin e Gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese” përsa i takon veprimtarisë së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
2.Të tjera që lidhen me vijimësinë e përgatitjes së çështjeve të shortuara.

Njoftim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 14.02.2020

Delegacioni i Komisionit të Venecias, i cili prej disa ditësh ndodhet në Tiranë, ka zhvilluar sot (14.02.2020) në ambjentet e Gjykatës së Lartë një takim me Këshillin e Emërimeve në Drejtësi 2019 dhe 2020. Vizita ishte në kuadër të dhënies së opinionit që iu është kërkuar për çështjen e procedurave të ndjekura nga institucionet shqiptare në emërimin/zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykates Kushtetuese“.

Anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, kanë njohur anëtarët e delegacionit me veprimtarinë e zhvilluar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi për vitet 2019 dhe 2020, duke shpjeguar rolin e këtij këshilli në përmbushje të detyrimeve kushtetuese e ligjore, në përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Njoftim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 06.02.2020

KED ditën e sotme 06.02.2020, zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, ku në rendin e ditës ishte përcaktuar të vijohej me diskutimet në lidhje me:
1. Shqyrtimin dhe miratimin e projektvendimit “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.4, datë 11.03.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi “Për procedurën e verifikimit të kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”;
2. Shqyrtimin dhe miratimin e projektvendimit “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.5, datë 02.04.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi “Për kriteret dhe procedurën e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”;
3. Ngritjen e një grupi pune për hartimin e rregullores së brendshme lidhur me detyrat e këshilltarëve dhe personelit administrativ të Gjykatës së Lartë të caktuar për mbështetjen e veprimtarisë së Këshillit, për veprimet e ndryshme administrative, për krijimin dhe mbajtjen e regjistrave, dokumentacionit, protokollit, arkivave dhe për sistemin e administrimit të çështjeve, për të përmbushur angazhimin e deklaruar të KED-së 2019 në nenin 22 të Rregullores së Brendshme.​

Njoftim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 05.02.2020

KED, ditën e sotme 05.02.2020, zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, ku në rendin e ditës ishte përcaktuar:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i projektvendimit “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.1, datë 08.02.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi “Për miratimin e Rregullores së Brendshme për Funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”;
2. Shqyrtimi dhe miratimi i projektvendimit “Për një shtesë në vendimin nr.2, datë 15.02.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi “Për procedurën e shortit të caktimit të relatorëve për pozicionet vakante në çdo institucion”;
3. Shqyrtimi dhe miratimi i projektvendimit “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.4, datë 11.03.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi “Për procedurën e verifikimit të kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”;
4. Shqyrtimi dhe miratimi i projektvendimit “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.5, datë 02.04.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi “Për kriteret dhe procedurën e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”;
5. Ngritjen e një grupi pune për hartimin e rregullores së brendshme lidhur me detyrat e këshilltarëve dhe personelit administrativ të Gjykatës së Lartë të caktuar për mbështetjen e veprimtarisë së Këshillit, për veprimet e ndryshme administrative, për krijimin dhe mbajtjen e regjistrave, dokumentacionit, protokollit, arkivave dhe për sistemin e administrimit të çështjeve, për të përmbushur angazhimin e deklaruar të KED-së 2019 në nenin 22 të Rregullores së Brendshme.​