Njoftime Publike

Njoftim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për mbledhjen e datës 02.12.2019

Në zbatim të nenit 232 dhe 233 të ligjit nr. 115/2016, si edhe të pikës 34 të vendimit nr. 4 datë 11.03.2019 “Për procedurën e verifikimit të kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 02.12.2019, ora 13.00, do të zhvillojë mbledhjen e radhës me këtë rend dite:
Shqyrtimi i rasteve për gjetjet e deritanishme, në procedurën e verifikimit të kandidatëve për vendin vakante për Inspektor i Lartë të Drejtësisë, si më poshtë :
1.Artur Malaj
2.Joana Asimi Sorraj
3.Klodian Rado
4.Lindita Troja
5.Marsida Xhaferllari
6.Sokol Stojani

Njoftim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 14.11.2019

Duke i vlerësuar jo vetëm si të pavërteta thëniet, por edhe si tërësisht të papërshtatshme në aspektin institucional dhe etik, jo vetëm qëndrimin, por edhe sjelljen dhe gjuhën e përdorur nga Presidenti i Republikës, në raport me vendin, dinjitetin dhe prestigjin që i cakton Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë,

Duke respektuar të drejtën dhe detyrimin që buron nga qënia funksionar kushtetues, në përbërje dhe drejtim të një organi kushtetues të pavarur, sipas të cilit, çdo organ kushtetues dhe çdo funksionar kushtetues është interpretuesi dhe zbatuesi i drejtpërdrejtë i Kushtetutës dhe ligjit, në mënyrën të pavarur dhe të pandikuar nga qëndrimi i institucioneve të tjera, aq më tepër nga interesat e një natyre joinstitucionale,

Duke pasur parasysh përcaktimet e qarta dhe vetë leximin e drejtpërdrejtë të dispozitave të Kushtetutës, aq më tepër të normave të saj që gjejnë zbatim në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe që në pajtim me të, rregullohen më hollësisht me ligj

Njoftim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 07.11.2019

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, ditën e sotme, datë 07.11.2019, zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, ku në rendin e ditës ishte përcaktuar “Diskutim mbi qëndrimet e Presidentit të Republikës lidhur me procesin e plotësimit të vendeve vakante në Gjykatën Kushtetutese”.

Në këtë mbledhje Këshilli i Emërimeve në Drejtësi u vu në dijeni të qëndrimeve të Presidentit të Republikës të shprehura me anë të shkresës nr. 3535/2 datë 05.11.2019 , me lëndë “ Mbi zgjedhjen/emërimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese sipas radhës që dikton Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe ligji nr. 8577/2000”, administruar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi me nr. 713 prot, datë 06.11.2019.

Njoftim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për mbledhjen e datës 07.11.2019

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, më datë 07.11.2019, në orën 13.00, thërret mbledhjen e radhës, me këtë rend dite:

"Diskutim mbi qëndrimet e Presidentit të Republikës lidhur me procesin e plotësimit të vendeve vakante në Gjykatën Kushtetutese".

Njoftim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 23.10.2019

Në zbatim të nenit 226/2/a dhe pikës 2 të nenit 7/b të ligjit nr. 8577/2000 si edhe akteve nënligjore të miratuara nga KED, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, ditën e martë, datë 22.10.2019, ora 17.30, organizoi mbledhjen e radhës ku sipas rendit të ditës, në këtë mbledhje u vendos:

1. Fillimi i procedurës së verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidaturave për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, shpallur nga Presidenti i Republikës, me Dekretin nr.11291 datë 27.09.2019.

2. Anëtar/Relator do të vazhdojë të jetë Z. Eriol Roshi, sipas shortit të datës 05.04.2019. Anëtari relator do të mbështetet nga këshilltarët e Gjykatës së Lartë posaçërisht të ngarkuar me detyra pranë KED-së. Për qëllime të ndarjes së ngarkesës së punës, këshilltarët do të kryejnë detyrat e tyre në lidhje me kandidatëtë caktuar, sipas rezultatit vijues të shortit

Njoftim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për mbledhjen e datës 22.10.2019

Në zbatim të nenit 226/2/a dhe pikës 2 të nenit 7/b të ligjit nr. 8577/2000 si edhe akteve nënligjore të miratuara nga KED, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, ditën e martë, datë 22.10.2019, ora 17.30, thërret mbledhjen e radhës me këtë rend dite:

-Shpallja e fillimit të procedurës së verifikimit të kandidaturave për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, shpallur nga Presidenti i Republikës me Dekretin nr.11291 datë 27.09.2019, si edhe zhvillimi i procedurës së shortit për përcaktimin e anëtarit relator të KED për ndjekjen e procedurave të verifikimit dhe vlerësimit të kandidaturave të këtij vendi vakant.