Njoftime Publike

Njoftim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 03.02.2020

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi zhvilloi më datë 03.02.2020, mbledhjen e tij të radhës, me këtë rend dite:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i projektvendimit “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.1, datë 08.02.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi “Për miratimin e Rregullores së Brendshme për Funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”;
2. Shqyrtimi dhe miratimi i projektvendimit “Për një shtesë në vendimin nr.2, datë 15.02.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi “Për procedurën e shortit të caktimit të relatorëve për pozicionet vakante në çdo institucion”;
3. Shqyrtimi dhe miratimi i projektvendimit “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.4, datë 11.03.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi “Për procedurën e verifikimit të kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”;
4. Shqyrtimi dhe miratimi i projektvendimit “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.5, datë 02.04.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi “Për kriteret dhe procedurën e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”;
5. Ngritjen e një grupi pune për hartimin e rregullores së brendshme lidhur me detyrat e këshilltarëve dhe personelit administrativ të Gjykatës së Lartë të caktuar për mbështetjen e veprimtarisë së Këshillit, për veprimet e ndryshme administrative, për krijimin dhe mbajtjen e regjistrave, dokumentacionit, protokollit, arkivave dhe për sistemin e administrimit të çështjeve, për të përmbushur angazhimin e deklaruar të KED-së 2019 në nenin 22 të Rregullores së Brendshme.​

Njoftim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për mbledhjen e datës 03.02.2020

Ditën e hënë, datë 03.02.2020, ora 14.30, thirret mbledhja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me këtë rend dite:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i projektvendimit “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.1, datë 08.02.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi “Për miratimin e Rregullores së Brendshme për Funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”;
2. Shqyrtimi dhe miratimi i projektvendimit “Për një shtesë në vendimin nr.2, datë 15.02.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi “Për procedurën e shortit të caktimit të relatorëve për pozicionet vakante në çdo institucion”;
3. Shqyrtimi dhe miratimi i projektvendimit “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.4, datë 11.03.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi “Për procedurën e verifikimit të kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”;
4. Shqyrtimi dhe miratimi i projektvendimit “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.5, datë 02.04.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi “Për kriteret dhe procedurën e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”;
5. Ngritjen e një grupi pune për hartimin e rregullores së brendshme lidhur me detyrat e këshilltarëve dhe personelit administrativ të Gjykatës së Lartë të caktuar për mbështetjen e veprimtarisë së Këshillit, për veprimet e ndryshme administrative, për krijimin dhe mbajtjen e regjistrave, dokumentacionit, protokollit, arkivave dhe për sistemin e administrimit të çështjeve, për të përmbushur angazhimin e deklaruar të KED-së 2019 në nenin 22 të Rregullores së Brendshme.​

Njoftim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 15.01.2020

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), i zgjedhur për të ushtruar veprimtarinë gjatë vitit 2020, zhvilloi mbledhjen e tij të parë, sot në datën 15.01.2020, me këtë rend dite:
1.Kostituimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me përbërjen e zgjedhur për të ushtruar funksionet dhe përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore për vitin kalendarik 2020.
2.Çështje të mbështetjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi me mjete buxhetore, personel administrativ, ambiente dhe pajisje pune nga Gjykata e Lartë për vitin 2020.
3.Informacion për vendet vakante ekzistuese për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të cilat sipas Kushtetutës plotësohen nga Presidenti i Republikës, Kuvendi dhe Gjykata e Lartë.
4.Procedura e shortit për caktimin e anëtarëve relatorë për ndjekjen e procedurave të verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për vendet vakante

Njoftim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për mbledhjen e datës 15.01.2020

Në datën 15 janar 2020 ora 12.00 thirret mbledhja e parë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi të zgjedhur me short për të ushtruar funksionet kushtetuese për vitin kalendarik 2020.
Kjo mbledhje thirret me këtë rend dite:
1.Kostituimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me përbërjen e zgjedhur për të ushtruar funksionet dhe përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore për vitin kalendarik 2020.
2.Çështje të mbështetjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi me mjete buxhetore, personel administrativ, ambiente dhe pajisje pune nga Gjykata e Lartë për vitin 2020.
3.Informacion për vendet vakante ekzistuese për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të cilat sipas Kushtetutës plotësohen nga Presidenti i Republikës, Kuvendi dhe Gjykata e Lartë.
4.Procedura e shortit për caktimin e anëtarëve relatorë për ndjekjen e procedurave të verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për vendet vakante

Njoftim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 30.12.2019

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, zhvilloi sot më datë 30.12.2019 mbledhjen e tij të radhës dhe njëkohësisht të fundit për vitin 2019.
Në këtë mbledhje, sikurse ishte parashikuar edhe në rendin e ditës, u paraqit Raporti Vjetor i Veprimtarisë së këtij Këshilli për vitin 2019.

Njoftim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 30.12.2019

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, në datën 30.12.2019, ora 13.00, do të zhvillojë mbledhjen e radhës me rend dite:

1. Paraqitja e Raportit Vjetor për Veprimtarinë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (i përkohshëm) i zgjedhur për vitin 2019