Njoftime Publike

Njoftim i ILD për pranimin e kërkesës për masë disiplinore ndaj magjistrates Zamira Vyshka.

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pranuar në seancën e sotme dëgjimore, kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedim disiplinor me masën ‘Shkarkim nga detyra’ për magjistraten Z.V., gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.
ILD ka nisur hetimin disiplinor me iniciativë ndaj magjistrates Z.V., me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shkeljen disiplinore të parashikuar nga neni 140, pika 2, shkronja “b” të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe nga neni 104 i ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, për shkak të dënimit për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorit, dhe i funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç Kodit Penal.
Hetimi disiplinor i kryer nga inspektorët e ILD-së konkludoi se gjyqtarja është gjetur fajtore dhe është dënuar nga Gjykata e Posaçme Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëv
e të tjerë të organeve të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç të Kodit Penal. Ushtrimi i parregullt i detyrës nga ana e magjistrates, edhe për vetë natyrën e faktit penal të konsumuar, përbën shkelje shumë të rëndë disiplinore, e që ka sjellë pasoja për dhënien e drejtësisë, ka diskredituar rëndë figurën, autoritetin, dinjitetin si dhe është dëmtuar rëndë besimi i publikut te magjistrati dhe tek organet e drejtësisë.
Inspektorët e ILD kërkuan caktimin e masës disiplinore “Shkarkim nga detyra”, kërkesë që u pranua nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Njoftim i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë postimi 10/12/2020

KLGJ pranon kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për shkarkimin nga detyra të magjistratit M.K. Këshilli i Lartë Gjyqësor pranon kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për masën disiplinore shkarkim nga detyra për gjyqtarin M.K. i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Kryetarja Naureda Llagami njoftoi vendimin sipas të cilit KLGJ, në mënyrë unanime vendosi shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Korçës M.K. Në përfundimet mbi hetimin e kryer, Inspektori […]

Strategjia dhe plani i veprimit të ILD pas sugjerimeve të institucioneve publike dhe organizatave të shoqërisë civile 02/12/2020

Inspektori i Lartë i Drejtësisë falenderon institucionet shtetërore dhe organizatat e shoqërisë civile, vendase e të huaja, me fokus drejtësinë dhe të drejtat e njeriut për sugjerimet, që kanë dërguar sugjerimet e tyre lidhur me Planin Strategjik dhe Planin e Veprimit, të zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për dy vitet e ardhshme. Sugjerimet erdhën në afatin dy javor, gjatë të cilit, dy dokumentet u publikuan edhe në faqen zyrtare të ILD-së, për dhënie mendimesh nga publiku.

Njoftim i Inspektoratit të Lartë Drejtësisë datë 12/11/2020

Në kuadër të rritjes së masave parandaluese për mospërhapjen e COVID-19, sipas VKM nr. 511, datë 24.10.2002, i ndryshuar, zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nxit qytetarët që duan të paraqesin ankesë ndaj një magjistrati, që të përdorin mënyrën elektronike të komunikimit me Institucionin tonë. Formulari elektronik i ankesës gjendet në faqen tonë zyrtare bashkë me udhëzuesin përkatës për plotësimin e tij dhe garanton mënyrën e saktë të marrjes së ankesës. Formulari elektronik i plotësuar mund të dërgohet në adresën [email protected] ose në rrugë postare në adresën Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, Godina nr. 13 (në krah të Pallatit të Kongreseve), Tiranë.

Njoftim i Inspektoratit të Lartë Drejtësisë datë 28.09.2020

Inspektori i Lartë i Drejtësisë z. Artur Metani zhvilloi një takim pune me Prokurorin e Përgjithshëm z. Olsian Çela.

Në krye të këtij takimi të parë institucional, z. Metani vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm, në drejtim të përcjelljes pranë zyrës së ILD, sipas parashikimeve ligjore, të ankesave, arkivës apo të dhënave që zotëronte institucioni i Prokurorit të Përgjithshëm e të depozituara gjatë periudhës kalimtare, deri në ngritjen e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Inspektori i Lartë Metani nënvizoi se si Institucion i ri me standard të ri kushtetues, ILD synon ndryshimin rrënjësor të konceptit të inspektimit duke unifikuar standardet më të mira të hetimit, jo vetëm në respekt të ligjit, por edhe të pritshmërive të qytetarëve në kuadër të reformës në drejtësi.

Trajnim i Inspektoratit të Lartë Drejtësisë datë 24.09.2020

Për “Shqyrtimin e ankesave nga Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”, me trajnere inspektoren magjistrate znj. Marsela Pepi.