Njoftime Publike

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 12.01.2021

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datën 08.1.2021 për subjektin e rivlerësimit, Lindita Ziguri bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 12.1.2021, me shumicë votash vendosi:
-Konfirmimin në detyrë subjektit të rivlerësimit, znj. Lindita Ziguri (Male), prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 11.01.2021

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancave dëgjimore, në datën 24.12.2020 dhe në datën 06.01.2020, për subjektin e rivlerësimit, Pelivan Malaj bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 11.01.2021, vendosi:
-Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Pelivan Malaj, prokuror pranë Prokurorisë së Apelit Vlorë.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 11.01.2021

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datën 07.1.2021 për subjektin e rivlerësimit, Igerta Hysi bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 11.1.2021, vendosi:
-Konfirmimin në detyrë subjektit të rivlerësimit, znj. Igerta Hysi, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 11.01.2021

Gjatë seancës dëgjimore për subjektin e rivlerësimit z. Bardhok Lleshi, përfaqësuesi i tij ligjor kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese. Për arsye të vlerësimit të kërkesës nga një trupë tjetër gjykuese, trupi gjykues vendosi të ndërpresë seancën dëgjimore për subjektin e rivlerësimit. ​

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 06.01.2021

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datën 05.01.2021 për subjektin e rivlerësimit, Arta Duka bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 06.01.2021, vendosi:
-Konfirmimin në detyrë subjektit të rivlerësimit, z.Arta Duka, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 28.12.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datën 24.12.2020 për subjektin e rivlerësimit, z.Adriano Dyrmishi bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 28.12.2020, vendosi:
Konfirmimin në detyrë subjektit të rivlerësimit, z.Adriano Dyrmishi, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë.