Njoftime Publike

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 04.09.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datën 2.9.2020, për subjektin e rivlerësimit, znj. Vojsava Osmani bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 4.9.2020, vendosi:
- Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Vojsava Osmani, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Shkodër

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 10.08.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datën 6.8.2020, për subjektin e rivlerësimit, z. Aleks Nikolli bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 10.8.2020, me shumice votash vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Aleks Nikolli, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 07.08.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datën 5.8.2020, për subjektin e rivlerësimit, z. Petrit Çomo bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 6.8.2020, me shumice votash vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Petrit Çomo, kryetar/gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Tiranë.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 07.08.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datën 3.8.2020, për subjektin e rivlerësimit, znj. Lindita Hoxha bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 6.8.2020, me shumice votash vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Lindita Hoxha, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Shkodër.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 04.08.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 28.7.2020, për subjektin e rivlerësimit, z. Genti Shala bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 4.8.2020, vendosi:
1. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Genti Shala, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.
2. Transferimin e çështjes që i korrenspondon, Vendimit nr. 1066, datë 10.7.2017, të Gjykatës së Apelit Tiranë në organin kompetent për inspektimin e shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore, bazuar në pikën 4 të nenit 59 të ligjit nr. 84/2016.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 04.08.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datën 16.7.2020, për subjektin e rivlerësimit, znj. Anita Mici, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 4.8.2020, vendosi:
1. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Anita Mici, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Durrës.
2. Bazuar në pikën 4, të nenit 59, të ligjit nr. 84/2016, transferimin e dosjes së Gjykatës së Apelit Durrës, që i përket çështjes së regjistruar në datën 9.9.2016 dhe të përfunduar me vendimin nr. 197, të datës 5.12.2016, pranë organit kompetent për inspektimin e shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore.