Njoftime Publike

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 23.07.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 21.7.2020, për subjektin e rivlerësimit, znj. Flutura Skënderi bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 23.7.2020, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Flutura Skënderi, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 22.07.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 16.7.2020, për subjektin e rivlerësimit, z. Selim Kryeziu bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 22.7.2020, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Selim Kryeziu, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Shkodër.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 21.07.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 15.7.2020 për subjektin e rivlerësimit, znj. Irena Brahimi, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 21.7.2020, vendosi:
1.Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Irena Brahimi, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Gjirokastër.
2. Transferimin e çështjes që i korrenspondon Vendimit nr. 454, datë 12.5.2015, të Gjykatës së Apelit Gjirokastër, në organin kompetent për inspektimin e shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore, bazuar në pikën 4 të nenit 59 të ligjit nr.84/2016.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 21.07.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 16.7.2020, për subjektin e rivlerësimit, z. Niko Rapi bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 21.7.2020, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Niko Rapi, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 20.07.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se në bazë të ligjit nr. 84/2016, sot, në datën 20.7.2020, ora 17:00, zhvilloi procesin për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Komisionit.
Pas votimit të fshehtë, që u zhvillua në prani edhe të vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, rezultoi e zgjedhur me 7 (shtatë) vota pro, kandidatja Pamela Qirko.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 20.07.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 14.7.2020, për subjektin e rivlerësimit, znj. Enkeleda Osmani (Xhengo), bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më 20.7.2020, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Enkeleda Osmani (Xhengo), prokurore pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës Parë Durrës.