Njoftime Publike

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 24.06.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 18.6.2020 për subjektin e rivlerësimit, z. Ridvan Hado, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 24.6.2020, vendosi:
1. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Ridvan Hado, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.
2. Transferimin e çështjes që i takon gjetjes nr. 1 të Vëzhguesit Ndërkombëtar të Monitorimit, protokolluar në Komision me nr. 318 prot., datë 3.1.2020, dhe çështjes që i korrenspondon gjetjes nr. 2 të Vëzhguesit Ndërkombëtar të Monitorimit, protokolluar në Komision me nr. 749 prot., datë 20.1.2020, në organin kompetent për inspektimin e shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore, bazuar në pikën 4, të nenit 59, të ligjit nr. 84/2016.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 18.06.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 15.6.2020 për subjektin e rivlerësimit, Fatmira Hajdari, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 18.6.2020, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Fatmira Hajdari, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 17.06.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 3.3.2020 për subjektin e rivlerësimit, Nure Dreni, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 17.6.2020, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Nure Dreni, gjyqtare pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 17.06.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 11.6.2020 për subjektin e rivlerësimit, Edlira Petri, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 17.6.2020, me shumicë votash vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Edlira Petri, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 17.06.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 12.6.2020 për subjektin e rivlerësimit, Elona Toro (Stavri), bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 17.6.2020, me shumicë votash vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Elona Toro (Stavri), gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 16.06.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 12.6.2020 për subjektin e rivlerësimit, Blerim Tominaj, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 16.6.2020, vendosi: Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Blerim Tominaj, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.