Njoftime Publike

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 15.06.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 5.6.2020 për subjektin e rivlerësimit, Petrit Aliaj, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 15.6.2020, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Petrit Aliaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Vlorë.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 15.06.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 5.6.2020 për subjektin e rivlerësimit, Bernina Kondi, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 15.6.2020, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Bernina Kondi, gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 12.06.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 9.6.2020 për subjektin e rivlerësimit, Miranda Andoni, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 12.6.2020, vendosi:
1. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znn. Miranda Andoni, me detyrë Gjyqtare në Gjykatën e Apelit Gjirokastër
2. Në zbatim të pikës 4 të nenit 59 të ligjit nr. 84/2016, të përcjellë për vlerësimin etik dhe profesional pranë organit kompetent, 1 çështje për inspektim dhe konstatim të shkeljeve të mundshme disiplinore.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 12.06.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 10.6.2020 për subjektin e rivlerësimit, Etleva Dedja, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 12.6.2020, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Etleva Dedja, gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 12.06.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 4.6.2020 për subjektin e rivlerësimit, Gjon Fusha, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 12.6.2020, vendosi:
1. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Gjon Fusha, prokuror/drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër.
2. Transferimin per inspektim, pranë organit kompetent, Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë të dy dosjeve penale, përkatësisht dosjen që i përket Vendimit penal nr. 276, datë 16.10.2015 të Gjykatë së Apelit Gjirokastër, si dhe dosjen që i përket Vendimit penal nr. 44, 21.05.2019 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 08.06.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 4.6.2020 për subjektin e rivlerësimit, Ludovik Dodaj, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 8.6.2020, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z.Ludovik Dodaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës.