Njoftime Publike

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 04.06.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 11.3.2020 për subjektin e rivlerësimit, Entela Shedula, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 04.06.2020, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Entela Shedula, kryetare/gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 12.03.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 12.3.2020 për subjektin e rivlerësimit, Nevrie Duka (Halo), bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 12.3.2020, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Nevrie Duka (Halo), gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 05.03.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 3.3.2020 për subjektin e rivlerësimit, Ardit Mustafaj, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 5.3.2020, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Ardit Mustafaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 05.03.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 3.3.2020 për subjektin e rivlerësimit, Skënder Haluci, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 5.3.2020, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Skënder Haluci, kryetar/gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Vlorë.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 04.03.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 2.3.2020 për subjektin e rivlerësimit, Andi Civici, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 4.3.2020, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Andi Civici, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 28.02.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 24.2.2020 për subjektin e rivlerësimit, z. Asim Vokshi, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më 28.2.2020, vendosi:
1. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Asim Vokshi, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.
2. Në zbatim të pikës 4, të nenit 59, të ligjit nr. 84/2016, të transferojë çështjen me nr. Akti 3728, nr. Vendimi 10639, nr. 3728 Regjistri Themeltar, datë 23.12.2011, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pranë organit kompetent për inspektim, nëse evidentohen shkaqe për t’u marrë parasysh gjatë vlerësimit periodik të tij.