Njoftime Publike

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 29.01.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancave dëgjimore në datën 10.12.2019 dhe 27.01.2020 për subjektin e rivlerësimit, Anton Martini, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 29.01.2020, me shumicë votash vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Anton Martini, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 28.01.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 27.01.2020 për subjektin e rivlerësimit, Dritan Banushi, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 28.01.2020, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Dritan Banushi, kryetar i Gjykatës së Apelit Gjirokastër.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 17.01.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 13.01.2020 për subjektin e rivlerësimit, Marsela Balili, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 17.01.2020, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Marsela Balili, gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 17.01.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 14.01.2020 për subjektin e rivlerësimit, Sandër Simoni, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 17.01.2020, vendosi:
Kofirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Sandër Simoni, gjyqtar/kryetar i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 20.12.2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 19.12.2019 për subjektin e rivlerësimit, Edmond Hyka, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 20.12.2019, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Edmond Hyka, prokuror pranë Prokurorisë së Apelit Tiranë.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 20.12.2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 18.12.2019, për subjektin e rivlerësimit, z. Astrit Kalaja, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 20.12.2019, me shumicë votash vendosi:
1. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Astrit Kalaja, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Shkodër.
2. Transferimin e dosjes së Gjykatës së Apelit Shkodër, që i përket procedimit penal nr. akti 1201 dhe nr. çështje 28325, pranë organit kompetent për inspektimin e shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore, bazuar në pikën 4, të nenit 59, të ligjit nr. 84/2016.